Lexoni edhe:
Projekti i "Ballkanit të Hapur" është marri e llojit të vetë
Shkruan: ANALISTI-Naim Miftari
Besoj që vetëm me ndihmën amerikane, gjermane, britaneze, edhe Kosova do të pastrohet nga politikanet kriminelë dhe nga pushtetarët kriminelë, nga zyrtarët kriminelë dhe do të lirohet edhe nga oligarkët e mafies politike të Kosovës e cila në gjirin e saj ka edhe keqpërdorues e zyrtar të korruptuar, madje edhe ndërkombëtar. Pra VETING-u është një ri çlirim i Kosovës nga krimi i organizuar politik ! VETINGU do të ishte nje RI -ÇLIRIM i Kosovës nga mafia politike e korruptuar deri në gushë!
VETTING-u në Shqipëri nuk ka qenë edhe 100% i pastër dhe gjithëpërfshirës, pasi shumica e pelikanëve i kanë shpëtuar deri më sot efektit të VETTING-ut, edhe nga SPAKU po anashkalon kokat e krimit të organizuar që vijnë nga politika, niveli i lartë. Por megjithatë deri diku, me përkrahjen e pa kontestueshme amerikane, SPAKU ka filluar ta mobilizon prokurorinë, hetuesin dhe gjyqësinë ndaj zyrtarëve të korruptuar që lirimin e kriminelëve e shitnin me para dhe përfitime personale. Por pa një VETING që nuk ka ndodhur akoma në vendin tonë gjendja paraqitet të jetë edhe më e rëndë në Kosovë, më e rëndë se sa në Shqipëri, pasi në Kosovë nuk ka nëntokë të zakontë kriminale të krimit ordiner, por ka vetëm NËNTOKË POLITIKE SHTETËRORE ku rolin e kumarëve dhe nëntokës e kanë klanet brenda partive politike, sidomos këto partitë politike që janë në pushtet dhe rreth pushtetit qe 21 vite.
Projekti i "Ballkanit të Hapur" është marri e llojit të vetëLexoni edhe:
Janë pikërisht këto që e kanë degraduar dhe e kanë shkatërruar çdo gjë me vlerë në vendin tonë, si arsimin, shëndetësinë, ekonomin, bujqësinë, industrinë, infrastrukturën .....çdo gjë që ka pasur vlerë e kanë degraduar deri në maksimum duke e plaçkitur e mashtruar këtë popull, herë me mashtrimin kinse janë hajnat, politikanet tanë me Uashingtonin e herë me Brukselin, me NATO-n e me liberalizimin e vizave, dhe kyçja në BE .Përralla të tilla na tregojnë qe 21 vite kurse Policia, Prokuroria, Gjyqësia, Inteligjenca, Parlamenti, Presidenca ...të gjitha kanë qenë dhe shumica janë edhe sot, lodra në dorë të atyre politikanëve mashtruesve, gënjeshtarëve e hajnave të Kosovës, të pasurisë së Kosovës, pra janë KUKULLA të Mafies Politike në Kosovë prandaj shkuarja e PDK-së, LDK-së, AAK-së, Nismës e AKR në opozitë janë sikurse kur lufta e popullit tonë dëshmorët tanë dhe intervenimi i NATO, UÇK dhe populli i jonë që e sollën lirinë tonë, edhe një VETING gjithë përfshirës do të ishte një NATO 2 për popullin dhe shtetin e Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrika nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".