Lexoni edhe:
Presidentja Osmani propozon Vlora Spancën për Auditore të Përgjithshme
Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava
Duhet arrestuar menjëherë shefin e Inteligjencës Financiare dhe vetë bordin, të cilët nuk kanë reaguar me kohë, por kanë heshtur për plot një dekadë edhe karshi këtyre zhvillimeve, derisa u bënë publike, e që dyshohet me bazë se pikërisht Drejtori i Njësisë së Inteligjencës financiare ka pasur njohuri te plote rreth pastrimit të parave të pista te disa qindra milionshe në Kosovë që ka ndodhur dhe po vazhdon të ndodhë, sidomos në fushën e ndërtimeve, ku prin Prishtina dhe shtrihet gjithandej në komuna tjera të Kosovës. Pastrimi i parasë së pistë flitet se ka filluar diku fillimisht me rreth 100 milion euro para ca 15 viteve për të lëvizur pastaj në 200, 300 e deri në 400 milion ero në vit në industrinë e ndërtimeve e cila kryesisht prin duke marr hov në kryeqytet ku i ka edhe protagonistët zyrtare në Prishtinë, siç janë gjatë 8 viteve të fundit te kriminalizuarit Dardan Sejdiu dhe Shpend Ahmeti.
Presidentja Osmani propozon Vlora Spancën për Auditore të PërgjithshmeLexoni edhe:
Nga kjo qeverisje në pushtet, tani kanë filluar si shpesh dhe po zbulohen veprimtari të ndryshme kriminale të organizuara nëpër institucionet e shtetit, e që deri më tani nga qeverisjet e mëparshme nuk janë hulumtuar fare, prandaj ka pasur zbulime të tilla, përkundrazi këta tani që janë të dyshuar si vepër kryes, aso kohe gëzonin një autoritet të lartë në ato institucione të mëparshme ku edhe tani fare qartë po vërehen se aty në ato institucione qenka zhvillua krimi i organizuar që për qëllim kryesor e paskan pasur pasurimin e atyre individëve që i kanë udhëhequr këto punë të krimit nëpër ato institucione. Ata janë angazhuar për vetveten dhe për ata që i kanë emëruar në ato poste dhe që ju kanë dhënë detyra me i krye ato krime që si qëllim e kanë pasur pasurimin e atyre “të mëdhenjve” në pushtet. Sikur që u raportua, pas shqyrtimit të audio incizimeve që u publikuan në media, dhe implikimin e thellë në të, të Dardan Nuhiut Drejtor i Njësisë së Inteligjencës Financiare në MEF, Bordi Mbikëqyrës shpejt e shkarkoi Dardan Nuhiun nga pozita e Drejtorit të NJIF-it, në bazë të këtij zbulimi tani duhet të ndërmerren sa më parë të gjitha veprimet dhe masat ligjore që të zhvillohen hetimet për këto vepra të kryera nga ana e qeverisë aktuale për hetimin e tij si një zyrtar i lartë i NJIF-it dhe për arrestimin e tij në flagrancë për t’u hetuar për të gjitha lidhjet e tij me Krimin e organizuar dhe nëntokën kriminale, duke përfshirë edhe nëntokën e industrisë së ndërtimit në Prishtine dhe jo vetëm.
Edhe tani kur më u zbulua ky krim i organizuar, duhet të zgjerohet rrethit i rrjetit të atyre që kanë bashkëpunuar dhe si pjesëmarrës në ato grupe, të gjykohen të gjithë ata që kanë pasur lidhje përfitimesh në këto krime, prandaj qeveria duhet ti kërkoj Urgjentisht Prokurorisë Speciale hetimin e kësaj mega afere kriminale. Duhet të punohet dhe të konstatohet se a është pikërisht Dardan Nuhiu dhe bordi përreth tij ai/ata që mbajnë përgjegjësinë̈ kryesore se bashku me prokurorinë speciale PSRK, për mos hetim të këtij krimi disa qindra milionësh per 15 vite rresht , sepse inteligjenca financiare është e autorizuar të heton dhe hulumton qarkullimin e parasë në vend, kurse këta në fakt ua kanë bërë mbrojtjen dhe avokatinë qarkullimit të parasë së pistë, pastrimit të tyre në industrinë e ndërtimit duke shkatërruar e rrënuar shumë lagje për të hapur hapësirën për ndërtim ku do shpëlaheshin qindra milion dhe miliarda euro , duke ua bërë avokatinë dhe sigurinë e qarkullimit të parave të pista të krimit të organizuar që është marr më pastrimin e parasë për plot këto ca 12-15 vite, prej kur drejtori Dardan Nuhiu ka qenë në këtë pozitë, nga viti 2011 e deri në ditën e shkarkimit, për shkak të zbulimit të aferës me publikimin e incizimeve në media!
Tani është koha dhe momenti që si detyrë e Qeverisë aktuale që me duar të pastra, të Ministrisë së Financave, dhe vetë Kryeministrit, të vepron pa vonesë sipas Ligjit dhe të kërkohet hetimi dhe arrestimi i të gjithë këtij rrjeti kriminal të krimit të organizuar që ka funksionar brenda institucioneve më të larta të shtetit për më shumë se 15 vite rresht, duke qenë përgjegjës për lejimin e shpëlarjes së parasë së pistë, e që në qeverisjen e Prishtinës lidhet me dy mandate të plota të fundit (2013-2021) që po i kalon Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu dhe vartësit e tyre të kriminalizuar. Këta janë sikur edhe më parë në kohën e Sami Hamitit që nga vitet(2003 -2013) dhe të Isa Mustafës (2006-2013). Me hulumtime në detaje që duhen të kryhen në institucionet e Kosovës, e sidomos tani në këto institucione që konsiderohen se janë krye vepra të krimit te organizuar në bazë të atyre dyshimeve evidente, duhet të ndërmerren veprimet e tilla detaje që të argumentohen se cilët janë ata që janë të përzier në këtë krim të organizuar, dhe të hulumtohet edhe për të tjerët, e sidomos këta të dyshuar se a mos kanë depërtuar edhe në institucione të tjera që të kenë qasje në veprat tjera kriminale nëpër institucione shtetërore.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"