![](/uploads/kosova-sot/images/2021/August/09/200x200_SHTET_PARE_1628500678.jpg)
Lexoni edhe:
Urgjentisht të pastrohet shteti nga hajnat ordiner!
Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci
Qeveria e Kosovës duhet urgjentisht të kërkon vetë nga Prokuroria Speciale që ta arrestojnë Dardan Nuhiun dhe bashkepunetoret e tij ne Prishtine ne shpelarjen e qindra-miliona te parave te pista , për krimet e tij ekonomike që i ka bërë me nëntokën kriminale ne Prishtine. Qeveria aktuale dhe Prokuroria speciale nuk guxojne kurrsesi të heshtin para këtij rasti kriminal, por duhet të merren masa gjithëpërfshirëse e të menjëhershme.
-Të gjitha këto publikime të audio incizimeve duhet merren me seriozitet, nuk duhet Prokuroria e Kosovës të qëndroj pasiv, mendoj që të gjithë personat të cilët janë të përfshirë në këto afera të krimit të organizuar duhet të dalin para drejtësisë.
Urgjentisht të pastrohet shteti nga hajnat ordiner!Lexoni edhe:
Mekanizmat institucional brenda KGJK-së dhe KPK- së, e kanë për obligim ta trajtojnë me shume seriozitet, dhe konform ligjit, çdo informatë që vë në dyshim punën, objektivitetin apo integritetin e individëve, brenda sistemit të drejtësisë. ndersa mediat dhe OJQ-të, i caktojnë vetë prioritetet e veta, mbi bazën e asaj që ata e gjykojnë se është e rëndësishme. Askush nuk ka të drejtë t’i mësoj çka duhet të bëjnë. Çdo kush pavarësisht postit dhe pozitës shoqërore, prezumohet si i pafajshëm derisa të vërtetohet e kundërta. E vërteta dhe drejtësia, e lyp kohën e vet. Prandaj edhe gjykatësi i krimeve të rënda në Gjykatën e Apelit, Driton Muharremi duhet të suspendohet dhe përjashtohet nga pozita e gjykatësit, si dhe Kryeprokurori i shtetit duhet të hetohet dhe intervistohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Keshtu duhet në qoftë se dëshirojmë me pas drejtësi dhe barazi për të gjithë para ligjit , këta persona duhet të largohen dhe arrestohen shpejt. E dimë të gjithë që në qoftë se një qytetar do ishte i dënuar për një vepër sado të vogël, dënimin do e kishte marrë edhe me gjobë edhe me burgim. Tash shtrohet pyetja se si ka mundësi që Driton Muharremi ende ka vazhduar me punën e tij si gjykatës?. Për këtë skandal duhet të merren në pyetje edhe avokatët të cilët e kanë bërë lidhjen dhe marrëveshjen kriminale me Driton Muharremin.
Qysh po shihet pas shqyrtimit të audio incizimeve që janë publikuar në media dhe përfshirjen e ish- Drejtorit të Njësisë së inteligjencës financiare në MEF - Dardan Nuhiut, Bordi i Mbikëqyrjes e ka larguar nga pozita e drejtorit Dardan Nuhiun, por nuk duhet pushuar me kaq.
Hajnat po kapen me “pelë për dore”, drejtësia të veprojëLexoni edhe:
Andaj e kam një pyetje për Qeverinë aktuale - Pse nuk po e hetoni këtë skandal menjëherë?, pse po lejoni që edhe ky rast sikur të tjerat raste me kalue sikur nuk ka ndodhë kinse asgjë. Qeveria e Kosovës duhet urgjentisht të kërkon vetë nga Prokuroria Speciale që ta arrestojnë Dardan Nuhiun dhe bshkepunetoret e tij, për krimet e tij ekonomike që i ka bërë me nëntokën kriminale te ndertimit ne Prishtine , dhe jo vetem. Qeveria aktuale nuk guxon kurrsesi të heshti para këtij rasti te rende e kriminal, por duhet të merren masa gjithëpërfshirëse e të menjëhershme.
Prishtina si kryeqytet është bërë si një copë toke ku çdo kush mund të bëj çka të don, prandaj edhe në Prishtinë po derdhen qindra miliona euro duke i pastruar paratë e pista , për atë arsye Prishtinës i ka humb hija e kryeqytetit, sa që sa më shumë ndërtime të egra dhe ilegale e kriminale po bëhen, aq më shumë qytetare po mashtrohen, dhe shumë kompani po pasurohen, kurse kualiteti i tyre është baras me zero. Mendoj që ka ardhur koha që njëherë e përgjithmonë kjo aferë të ndërpritet dhe të vazhdohet edhe në sferat tjera arrestimi i atyre që janë të përfshirë ne krime dhe mit-marrje per rreth 15 vite!.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".