Lexoni edhe:
Qeveria t’ i bëjë ftesë Prokurorisë Speciale për t’i hetuar qerdhen kriminale të ndërtuar nga shefi i inteligjencës financiare, Dardan Nuhiu!
Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava
Tani është shansi i instancës më të lartë, Gjykatës Kushtetuese, që të vendosë ligjin në anën e palës së dëmtuar, të Telekomit, pasi që edhe në arsyetimin e kërkesës për padi, zyrtarët e Telekomit pretendojnë̈ se gjykatat e shkallës së parë dhe të dytë nuk ua ka dhanë mundësinë që t’i parashtrojnë pretendimet e tyre, por kanë vendosur qellimshem në favor të mafio-Oligarkëve Devolli.
-Kjo qeveri, me institucionet e sundimit të ligjit, është shpresa e fundit për qytetarët e këtij vendi, se a do ta luftoj krimin në përgjithësi, sikur që po e dëshmon veten me disa veprime kundër krimit, duke u zbuluar një numër i punëtorëve të atyre institucioneve ku janë zhvilluar ato krime të organizuara, e që dikur nuk e kanë pasur guximin që t’i apostrofojnë ata vepërkryes kriminal, por tani po e shohin shansin e ndihmesës për zbardhjen e atyre krimeve që janë zhvilluar deri më tani dhe janë heshtur. Një krim i llojit të vetë dhe i pashembullt , në dekadën e kaluar ka ndodhur edhe në Telekomin e Kosovës.
Tani nga ndihma e tyre dhe e Qeverise se re me duar të pastra, po zbulohen krimet dhe veprat kriminale nga ekspertët e Telekomit të Kosovës, po zbulohen dallaveret e fryrjes së të ashtuquajturit borxh ndëshkues me rastin Z-Mobile për hiq më pak se 6.3 milionë euro në dëm të Telekomit nga Dardafon.net për kontratën kriminale dhe zhvatëse me veper penale prej një dekade, tani të ndërprerë me Z-Mobile.
Tani zbulimi i këtij manipulimi, është rast ideal që Gjykata ta kthen ligjshmërinë̈ në vendin e vetë, ta merr në dorë për rishqyrtim të njëjtin rast dhe te rifillon procesin nga pika zero për rishikim të gjithë procesit të montuar e teper mafioz me qellim të falimentimit dhe plaqkitjes e shkatërrimit të Telekomit nga Oligarkët mafioze Devolli. Rreth këtij rasti kriminal, është përgatitur një padi voluminoze e Telekomit e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese që argumenton për fryrje të borxhit në rastin “Z-Mobile” me një shumë të kontestuar prej 6.3 milionë euro.
Telekomi po e vazhdon betejën në Gjykatën Kushtetuese për vetëm 3.1 milionë̈ euro, pasi gjysma tjetër nuk është përfshirë̈ si borxh në marrëveshjen ‘Telekom-Dardafon’ të datës 17 nëntor 2020, mirëpo padia përfshinë̈ edhe ekspertizën financiare të ekspertëve në Telekomit të cilët e kanë zbuluar fryrjen e shumës së borxhit me manipulime në shumën prej 6.3 milionë euro. Shqetësimi i zyrtarëve të Telekomit është̈ serioz sepse konstatohet që ndërmarrja është duke pranuar një borxh të paqenë, i zbuluar madje edhe në një̈ letërkëmbim të brendshëm të asaj kohe, që është pjesë e dosjes së dorëzuar në Kushtetuese.
Rezultatet e ekspertizës financiare nga ana e Telekomit i kanë vërtetua dyshimet e ngritura nga zyrtarët ku thuhet se ekziston një diferencë prej 6.3 milionë euro ndërmjet kalkulimeve të Telekomit dhe atyre të Dardafon-it. Për shkak të këtij kontesti të ngritur, në fund “Dardafon” ka hequr dorë nga pretendimet për gjysmën e këtij borxhi, mirëpo pjesa tjetër e kontestuar prej 3.1 milionë eurove është̈ futur në borxhin e përgjithshëm si pjesë e marrëveshjes për ekzekutimin e borxhit të datës 17 nëntor 2020. Kështu nga totali prej 26 milionë euro, borxhi i mbetur nga marrëveshja dypalëshe është llogaritur në17.281.141.98 euro, sepse rreth 6 milionë euro, Dardafon tashmë i kishte tërhequr përmes përmbaruesit privat, duke e rrezikuar kështu seriozisht stabilitetin financiar dhe likuiditetin e Telekomit.
Urgjentisht të pastrohet shteti nga hajnat ordiner!Lexoni edhe:
Letërkëmbimet mes Telekomit dhe Dardafon.net shpërfaqin mospajtimet e eksperteve të Telekomit, për pjesën e kontestuar prej 3.1 milionë eurove pasi që sipas tyre në borxhin e përgjithshëm prej 17,281,141.98 euro është përfshirë edhe shuma e aneksit të marrëveshjes në vlerë 3.172, 635.96 euro, ku për këtë pjesë të borxhit nuk ka pasur pajtim që është borxh real nga ekipi i ekspertëve të Telekomit. Madje aty thuhet se Telekomi këtë pjesë të kontestuar të borxhit është detyruar ta pranojë si borxh të vërtetë pas kushtëzimit të Dardafon-it se në të kundërtën nuk do të ketë̈ marrëveshje për shlyerje të afatizuar të borxhit real të cilin e ka pranuar megjithatë edhe Telekomi pas ndërprerjes së kontratës.
Nëse kjo qeveri, duke i dhënë mbështetje politike sistemit të drejtësisë, Gjykatës Kushtetuese por edhe niveleve të tjera, arrin ta spastroj këtë situate financiare të kriminalizuar në ketë institucion të rëndësishëm, shpresa e qytetarëve do të rritet për veprime të mira që po i ndërmerr kjo qeveri në luftimin e krimit dhe të gjitha të këqijave që janë bërë në këtë shtet me dekada, dhe kësaj qeverie qytetarët do t’ia zgjasin mandatin e dytë edhe për një qeverisje tjetër në ardhje. Opinioni po kënaqet me veprime që po ndërmerren nga institucionet ligj zbatuese për luftimin e krimit nga kjo qeveri për kohë kaq të shkurtër. Prandaj vetëm fillimi i luftimi të të gjitha formave të krimit të organizuar pa asnjë hezitim, është kushti i vetëm i rikthimit të pamjes dhe funksionit të shtetit të vërtetë ligjor e funksional, ashtu sikur që e shohin dhe kërkojnë edhe miqtë ndërkombëtar që investuan në këtë shtet ndërtim, por vazhdimisht e kanë ngritur zërin për ndërtimin e shtetit të pastër pa korrupsion dhe pa krim.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".