Lexoni edhe:
Gjyqtari Driton Muharremi ishte një ndërmjetësues në mes të sistemit të drejtësisë dhe krimit të organizuar!
Shkruan: ANALISTI - Naim Miftari
Shkarkimi i Dardan Nuhiut është i mirëpritur edhe pse shumë i vonuar, dhe pos shkarkimit është dashtë që ky person të arrestohet menjëherë për keqpërdorim të pozitës zyrtare, por duke ditur se edhe prokurorët e gjyqtarët janë prodhim i Prontos dhe te SHIK- ut nuk pritet një arrestim i tillë së pakut jo edhe këtë vit!
-Duke ditur se Dardan Nuhiu i ka shërbye nonstop Hashim Thaçit, Kadri Veseli, Ilmi Reqices, edhe, duke ditur se institucionet e shtetit, policia, inteligjenca, prokuroria dhe gjyqësia janë të tejmbushur me shume DARDANA të tjerë nuk pres ndonjë rezultat edhe me ndodh diçka shumë serioze, sepse proceset kinse gjyqësore përfundojnë ende e pa filluar mirë, siç ishte maskarada dhe teatri me gjykimin e Prontos me Adem Grabovcin, apo rastin e Veteranëve të rrejshëm, apo gjykimi i Sami Lushtakut!
Ka edhe shumë e shumë gjykime tjera që bëhen kinse për të dhënë imazhin kinse po punohet shumë drejt në Kosovë, por nuk shkojnë si duhet deri në fund, derisa dihet shumë mirë se në Kosovë të vetmit që duhet t’i frikësohen ligjit janë qytetarët e ngratë të republikës të Kosovës qytetarët që nuk janë të lidhur ngushtë me mafio-politikën dhe me krimin e organizuar. Sa i përket asaj se si dhe pse ky njeri kaq gjatë ka punuar pa u hetuar asnjëherë, fajtorët kryesor janë në burgun e Hagës.
Pritja madhështore që ju ka bërë në presidencë prill 2017 nga Hashim Thaçi e tregon se për kënd ka punuar dhe sekseri i kujt ka qenë Dardan Nuhiu i cili ishte futur në atë pozitë sa ishte Thaçi Kryeministër. Por, serviliteti i zyrtarit Dardan Nuhiu vazhdonte edhe kur Thaçi ishte bërë president, sepse ky person ishte edhe kukull e PDK-s dhe e SHIK- ut, e deri diku e kogja shume edhe i klanit të Isa Mustafës, gjë që është ditur edhe më herët. Por tash po dihet e po shihet se një shtet i kapur nga politikanët e korruptuar dhe nga oligarkët e tyre, është normale që ai shtet përfundon në kantë të bërllogut siç ka përfunduar Kosova deri më sot dhe kjo qeveri po mundohet ta largon dhe shpëton nga aty ku e kanë futur ata që deri dje ishin në pushtet !
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".