Lexoni edhe:
Gjyqtari Driton Muharremi ishte një ndërmjetësues në mes të sistemit të drejtësisë dhe krimit të organizuar!
Shkruan ANALISTI - Hajrullah Tërnava
-Krimi në përgjithësi duhet të luftohet pamëshireshëm nga të gjitha qeveritë qoft në institucionet shtetërore apo gjetiu, vetëm një luftim i tillë kështu si tani, këtij shteti do i kthehet reputacioni pozitiv dhe legjitimiteti i saj, ashtu si është dashur të ishte që nga e kaluara, prandaj tani kur po ndërmirren mënyra të luftimit të krimit nepër institucione që në të kaluarën në asnjë qeveri nuk është luftuar ky lloj krimi, dhe jo rastësisht tani është rasti i parë i ndërhyrjes së kuvendit për shkarkim të zyrtarëve të emëruar në pozita me konflikt interesi, një mësim i mirë për të ardhmen që të mos përsëriten raste të tilla, por edhe praktike që do të duhej zbatuar në të ardhmen kudo që zbulohen punësime të dyfishta e trefishta të militantëve politike në dëm të buxhetit të shtetit.
Në seancën e fundit të sesionit pranverorKuvendi i Kosovës me 68 vota “për” ka shkarkuar nga pozita e anëtares së bordit të KOSTT-it, Xhyldane Kiçmarin. Kjo si praktike nuk ishte provuar e as zbatuar ndonjëherë nga legjislaturat e kaluara, por gjithçka kishte filluar dhe mbaruar në kuader të interpretimin të Agjencionit Kundër Korrupcion, vendime që shpesh nuk janë zbatuar, por kanë përfunduar në gjykata të kapura, duke u harruar dhe zhvlerësuar nën ndikimin e politikës e grupeve jo formale të interest dhe deri kriminale.
Xhyldane Kiçmari, anëtare e Bordit të ndërmarrjes KOSTT, që reagimi i Kuvendit ka ardhur pikërisht si rezultat i konstatimit nga Komisioni përkatës i cili ka vlerësuar se ajo ka pranuar padrejtësishtë dy paga nga buxheti i shtetit, dhe në vend që të merr masa të shmang konfliktin e interesit ka kërkuar edhe beneficione shtesë, kompensim për udhëtim dhe shpenzimeve tjera lidhur me të.
Raste te tilla ka edhe ne borde apo institucione tjera që gjithesesi duhet me i kërkue dhe me i luftue, e sidomos ka institucione që marrin rroga të tëra punëtor që fare nuk shkojnë në punë, e mos të flasim që ka të tillë që përpos punës së përditshme të profesionit tëtyre, ka individ që është caktuar edhe në një, dy apo edhe më shumë borde për të cilat për terë ato vende të punes marrin roga te mjame dhe në këtë mënyre edhe krijojnë pasuri të tëra të tyre, e kur dihet situata e të papunve që është për gjynah sa njerëz bredhin rrugëve duke shpresuar për ditë ma të mira të punësimit të tyre në prespektivë, dhe shumica nga ata i gjejnë rrugët për migrim, dhe vendosin me e lëshu Kosovën për ta kërkua fatin e jetës së tyre në ndonjë shtet të BE-së.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"