
Në zgjedhjet vendore partitë e ish - komandantave i pret humbje më e thellë se ajo e 14 Shkurtit 2021


Skender Kapiti
Nga Skënder Sadri KAPITI
Politianët e Kosovës, sidomos ata që tashmë njihen si ishkomandanta, e që korrupsioni dhe hajnija i ka skualifikur me turp dhe janë tashmë si “patriotë” pasurish, pazaresh e pronash, këta “patriotë” pas luftës vinin edhe në Shqipëri dhe konkuronin me njëri tjetrin se kusht të merrte më shumë mirënjohje, medalje e dekorata nga Shqipëria me qëllim që ato t’ia paraqisnin opinionit në Kosovë si trofe, si fitore dhe si medalje të akorduara nga shteti amë me qëllim që të fshihnin dhe ta justifikonin batërdinë që ata kanë bërë me vjedhjet,uzurpimet dhe me korrupsionin.
Mirëpo opinioni kosovar nuk u mashtrua nga këto pehlivanllëqe të tyre, por ua peshoi mirë bëmat fallco dhe aventurat pseudopatriotike, dhe votuesi kosovar i ndëshkoi ashhpër me 14 Shkurt 2021, dhe që pritet që edhe në zgjedhjet lokale të ardhshme të ndëshkohem akoma dhe më ashpër subjektet politike që ata u përkasin, pa përjashtuar as LDK-në.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"