Zgjedhjet e reja lokale të vjeshtës një shans vendimtar për ta zbuluar fytyrën e vërtetë të politikës mes premtimit dhe mashtrimit

Zgjedhjet e reja lokale të vjeshtës një shans vendimtar për ta zbuluar fytyrën e vërtetë të politikës mes premtimit dhe mashtrimit
Zgjedhjet e reja lokale të vjeshtës një shans vendimtar për ta zbuluar fytyrën e vërtetë të politikës mes premtimit dhe mashtrimit

Faik Krasniqi

  • 24 August 2021 - 07:35

Shkruan: ANALISTI-Faik Krasniqi

E dëgjojmë shpesh kur thonë se njeriun e ndryshon pushteti. Nuk besoj që njeriun e ndryshon pushteti, por pushteti zbulon fytyrën e vërtetë të njeriut!
Kujdesin më të madh në jetë duhet pasur nga ata që ndryshe flasin dhe ndryshe veprojnë!


-Sa lehtë i shohim gabimet e tëtjerëve, dhe menjëherë hidhemi në sulm për ta gjykuar. Po gabimet tona i shohim ndonjëherë? Apo mendojmë që jemi të pagabueshëm? Mendojmë që jemi të pagabueshëm, të mençur, të fjalës, humanistë. Kurrë nuk themi gabova kur gabojmë, por gaboi dhe me vrap t'ja bëjmë gjyqin. Sikur ta gjykonim veten për këto veti, nuk do të kishim kohë të merreshim me të tjerët!

Fillon fushata parazgjedhore. Partitë politike mbledhin militantët e tyre nëpër restaurante, nëpër kafene, nëpër oda. Çdo tubim me mijëra njerëz. Bëjnë premtime e premtime. Gënjejnë sa të munden. U buzëqeshin fals. Janë në gjendje t'i mbajnë edhe në shpinë, sepse u duhen votat. Ua premtojnë parajsën. Do ta bëjmë këtë e do ta bëjmë këtë. Gjëra që i premtojnë me dekada por kurrë nuk i bëjnë. Prapë u besojnë. Virusi është në festë. Mbaron fushata. Mbarojnë edhe zgjedhjet dhe balotazhet. Fitoi kush fitoi, humbi kush humbi. Rezultati: Çdo ditë me mijëra të infektuar dhe të vdekur . Spitalet të stërmbushura. Fillojnë mesazhet e politikanëve: Kujdes se virusi vret. Akuza dhe kundër akuza pozite dhe opozitë për pasojat e virusit. Por harrojnë që atë fushatë të gjithë bashkë e bënë, jo vetëm partitë por edhe militantët që u shkuan pas!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".