Lexoni edhe:
Qeveria nuk guxon të harron: Vjeshta është stina e VETTING-ut për fillimin e betejës pa dorëza kundër krimit!
Shkruan: ANALISTI - Naim Miftari
Fatkeqësisht rastet që po ndodhin tani janë pasojë e sistemit të kalbur tëdrejtësisë janë pasoj e kapjes së shtetit nga mafia politike nga oligarkët e nëntokës nga politikanët e korruptuar. Rasti i Pal Lekajt bashkëpunëtorit të Ramush Haradinajt, është i fundit ku me drejtësi pos qëzgjatet një proces mesatarisht 8 vite, po ndodhë ajo qëedhe nuk vendoset drejtësia, kur në një rast i akuzuari është politikan ose përfaqëson politikën e korruptuar dhe përfaqëson interesin e nëntokës, vjen deri të loja e zvarritjes dhe zbehjes së rastit deri në humbje të kuptimit të marrjes së vendimit.
-Kështu sikur po shkon procesi, në vend që gjykata ta dënoj Pal Lekun e AAK-së sa ishte kryetar komune i Gjakovës, pasi kishte vjedhur, kishte keqpërdor pozitën zyrtare duke dëmtuar buxhetin komunal, dhe në vend që ti vihet pikë krimit, po i njëjti njeri pasi shpëton ngandjekja pas disa vitesh dhe bëhet ministër nëish Qeverinë Haradinaj. Duke qenë kështu edëmton prapë Kosovën në buxhet në disa raste mbi 200 milion euro. Pra kaq ka kushtuar mos zbatimi i ligjit nga drejtësia ekapur nga politikanët dhe pushtetarët e korruptuar të ish pushteteve dhe nga oligarkët e nëntokës politike të Kosovës.
Edhe vrasja e 18 vjeçares në Ferizaj po ashtu lidhet me mos zbatimin e ligjit me dështimin e Prokurorisë, gjyqësisë, policisë dhe të njëjtit kriminelë dalin e vrasin një femër tëpa krah kurse ne si shoqëri sot derdhim lot krokodili kinse pona dhimbset kjo viktimëe pa fajshme. Neve shumicë po duket sikur naka humbur ndërgjegjja jonë e pastër pasi jemi akomoduar me krimin. Krimin po e vlerësojmë si trend dhe nuk po e kuptojmë se në 99% e popullit jemi vetë të gjithë viktima të krimit të organizuar. Është pra koha e fundit që shoqëria jonë, populli i jon të zgjohet nga koma e heshtjes, nga akomodimi me krimineorganizuar. Nëse nuk e ndalojmë krimin aj vetvetiu nuk dotë ndalohet kurrë! Ndodhë edhe kjo që njeriu të arratiset nga burgu e dënohet 12 mijë euro, e i njëjti organizon vrasjen e një avokati dhe dënohet kinse për kanosje 2 mijë euro. Errahin edhe policin e Kosovës deri në alivanosje dhe dënohen me 3 mijë euro.
Babai i tyre vendos njerëz partiak në pozita për ta kapur shtetin dhe njerëz servilë nëpër institucione të shtetit kurse vetë dënohet me kusht. Të tillët janë që ja kanë shtuar Kosovës 40 mijë veteran të rrejshëm lufte dhe e kanë ngarkuar buxhetin me qindra miliona shpenzime, dhe prapë lirohen nga akuza. Në një shtet si Kosova një lënde gjyqësore mesatarisht i duhen 8 vite kohëzgjatje për të përfunduar. Nëse i akuzuari është njeri i “nënës” parti ose ka lidhje biznesore, është i pasur dhe i lidhur me politikë, lënda e tij nuk i përfundon as pas 20 viteve ose Prokuroria e gjykata nga frika e korrupsioni, nga lidhjet e ndryshme vendosin të heqin dorënga ndjekja penale.
Ja shembulli konkret se si shoqëria po e vajtojnë vrasjen e një 18 vjeçare nga dy kriminelë tëakuzuar e tëndjekur dhe gjykuar, por edhe të liruar me lidhje nga dënimi. Prandaj ata që e kanë bërë këtë sot koti janë duke derdhur lot krokodili. Duhet të mendohet e të vajtojmë për 1.7 milion banor të Kosovës që nuk kanë lidhje politike, që nuk janëmafiozë, që nuk janë të pasur,nuk janë oligarkë të para politikës por janë gjithmonë viktima dhe të shkelur në jetë nëçdo aspekt dhe në çdo drejtim!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".