Lexoni edhe:
Kështu po funksionon “martesa” e dyfishtë e drejtësisë mafioze me krimo-politikën dhe krimin e organizuar
Shkruan:ANALISTI - Hajrullah Tërnava
Me këto dënime me kusht sikur deri më tani, Kosovës kurr nuk do ti lejohet Liberalizimi i vizave, pa një luftim të pamëshirshëm ndaj të gjithve që i kryejnë ato krime e sidomos ndaj atyre që gjinden në pushtet në poste të larta, dhe bëjnë krime ekonomike të organizuara. Institucionet e përndjekjes duhet të jenë të pamëshirshëm ndaj tyre, sepse me këto luftime do të ndikohej në preventive parandalimi dhe luftimi i krimit.
-Sikur qeveritë e mëparshme ta kishin luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin me kohë tani gjendja e krimit në përgjithësi nuk do të ishte kështu e përhapur, dhe situata e sigurisë do të ishte më stabile, e Kosova moti do të ishte e pranuar edhe në institucionet ndërkombëtare si shtet i barabartë me të tjerat shtete, nuk do të ishte e rradhitur si shteti më i kriminalizuar dhe i izoluar në rajon.
- Kjo situatë e krijuar për mos luftim të krimit në përgjithësi është edhe një dëshmi tjetër e fuqishme e radhës e ndikimit të politikës së inkriminuar në Sistemin e Drejtësisë, që po bëhet pengesë e madhe e ndëshkimit të krimit dhe korrupsionit, loja e cila po vazhdon të luhet së fundi edhe me stërzgjatjen e vendimit përfundimtar të Gjykatës lidhur me përfshirjen në korrupsion të ish ministrit Pal Lekaj me të tjerët. Gjykata e Apelit ka marr vendim së fundi që ta kthen në rigjykim rastin për korrupsion ndaj Pal Lekajt dhe tre të tjerëve, për rastin i cili e implikon grupin derisa Lekaj ishte kryetar i komunës së Gjakovës. Pal Lekaj, në shkurt të këtij viti ishte dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim me kusht nga Gjykata Themelore në Gjakovë, nën akuzën se ka keqpërdorur detyrën zyrtare gjatë kohës sa ka qenë në krye të komunës në fjalë.
Në rigjykim janë kthyer në të njëjtin grup me Pal Lekajn edhe ish-zyrtarët tjerë të kësaj komune Gani Rama dhe Ismet Isufi. I akuzuari Rama ishte dënuar me 1 vit burgim me kusht, ndërsa i akuzuar Isufi ishte dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim me kusht. Po ashtu, rasti është kthyer në rigjykim edhe ndaj të akuzuarit për mashtrim me subvencione, Veli Hajdaraga. Kjo situatë e krijuar në gjykatat e Kosovës që dënimet më të ashpra ndaj vepër kryesve për krime të rënda të pushtetarëve që ishin në poste të larta, e që edhe që i kishin të ardhurat e larta, dhe i kryejnë ato vepra kriminale për pasurimin e tyre të shpejtë, dënohen me dënime me kusht,sikur personat në fjalë.
Prandaj po shihet ashiqare se dita ditës është duke u bërë dënimi me kusht nga Gjykatat e Kosovës një praktikë e abuzimit të skajshëm me ligjin, pasi që defakto dënimet me kusht për korrupsion dhe krim të organizuar nuk janë asgjë tjetër veç se amnisti e abuzimit me detyrën zyrtare dhe për më keq, edhe shpërblim indirekt për të infiltruarit në veprime të tilla nga të cilat kanë përfituar me qindra mijëra euro, e në raste të veçanta edhe miliona nga buxheti i shtetit, kurse në emër të vendosjes së drejtësisë formale, marrin dënime me kusht, sikur është edhe rasti më i freskët i rikthimit në rigjykim.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".