Lexoni edhe:
Qeveria Kurti t’i anulon të gjitha marrëveshjet e dëmshme në raport me Serbinë që po e rrezikojne shtetin e Kosovës!
Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava
Edhe rasti i krimit që ndodhi së fundi në Ferizaj, nga një person i njohur e recidivist për institucionet e drejtësisë, është edhe një goditje tjetër e radhës super e rëndë kundër drejtësisë së dështuar dhe të korruptuar të Kosovës e cila urgjentisht dhe pa asnjë pritje duhet ti nënshtrohet procesit të thellë të llogaridhënies dhe fillimit urgjent të vetëpastrimit të institucioneve të drejtësisë pa e pritur akoma fillimin e procesit VETTING. Gjyqtarët, prokurorët e hetuesit së bashku me kryegjyqtarët, kryeprokuroret që janë̈ aty për të dhënë detyrimisht e garantuar drejtësi dhe për t’u përballë me krimin, për shumë vite të tëra u dëshmuan se janë duke bashkëjetuar me krimin, dhe duke ia bërë krimit avokatinë mbrojtëse pikërisht nga zyrat e tyre të shtetit ku ata punojnë e avokojnë krimin në kundërshtim me shkelje të ligjeve dhe kushtetutës së vendit.
-Përtë pasur sukses në luftimin e të gjitha tëkëqijave, në të gjitha institucionet e shtetit, gjithsesi duhet ta kemi parasysh se në ato poste më të larta të ministrive duhet të jenë njerëz autoritativ me kulturë shtetërore profesionalë që i njohin ato punë dhe që janë të vendosur-trima, kur i ndërmarrin ato veprimtari në të mirë të shtetit. Është për tu habitur pse krye qeveritaret mbasi i fitojnë votat dhe e krijojnë qeverinë, nuk emërojnë njerëz që i njohin ato profesione, njëjtë në të gjitha ministritë, edhe në Sistemin e Drejtësisë, dhe jo vetëm në disa si deri më tani, por ndodhë që në postin e rëndësishëm, si të MPB-së, e emërojnë njeriun që kurrë nuk ka punuar në atë profesion të MPB-së, me të cilin ndërlidhen të gjitha punët e policisë dhe të sigurisë, dhe kur emërohet një person që kurrë nuk i ka punuar ato punë dhe është krejt i një profesioni tjetër që s’ka të bëjë me atë profesion, athua sa i duhet kohë që ti mësoj ato punë profesionale apo që të integrohet dhe ti përvetësoj ato punë?
Në të shumtat ministri emërohen njerëz adekuat profesionistë që i takojnë atij profesioni, sikur nëMinistrinë e Drejtësisë, të financave, të mbrojtjes etj., vetëm në MPB që nga paslufta e deri më tani asnjëherë në krye të kësaj ministrie nuk ështëemëruar një profesionist si ministër edhe që në esencë kemi njerëz të tillë që tërë shkollimin e kanë tëkryar për polici dhe sigurinë, dhe në punët e tyre deri në pensionim ishin mjaft tësuksesshëm, prandaj kjo neglizhencë po i kushton vendit, dhe situata e cila mbretëron në policinë e Kosovës, është jo e lakmueshme.Prandaj edhe në këtë ministri ndodhin eksese në kundërshtim me ligjet, dhe sikur të ishim më tëpërgatitur, kur po ballafaqohemi me shkelje permanente të ligjeve në këtë ministri, edhe tani ishte dashur që të bëhet një verifikim për të gjithë policët, sepse ka nga ata që edhe nuk e meritojnë të jenë pjesë e policisë.
Edhe pse Kosova kurrë nuk ka pasur polici në numër ma të madh si tani, rreth 9000, prapë se prapë në Kosovëështë i njohur niveli i lartë i krimeve, e sidomos kur në praktike kemi raste kur polici kapet në flagrancë si i inkriminuar në krime të drogës dhe krime tjera, e ndoshta ka të tillë që janë edhe të kërkuar nga Interpoli, që ishte dashur s’pakupolicia e Kosovës të ishte institucioni më i pastër që e lufton krimin dhe të gjitha të këqijat në këtë vend.
Tash e një kohë të gjatë, të gjitha kritikat për mosefikasitet dhe ndërhyrje në sistemin e drejtësisë u janë drejtuar kryesisht politikanëve. Duke drejtuar gishtin vetëm nga politikanët ndërhyrës, duke amnistuar mungesën e integritetit të prokurorëve e gjyqtarëve në raport me përgjegjësitë e tyre. Pas këtij dështimi të madh, do të duhej bërë njëkërkesë publike në adresa konkrete me emër e mbiemër, të prokurorëve e kryeprokurorëve, të gjyqtarëve dhe kryegjyqtarëve që nuk e kryejnë punën e tyre me profesionalizëm e integritet, që sa më parë deri menjëherë ti lirojnë pozitat e tyre për kuadro të reja me dije, me integritet dhe vullnet të zbatimit të ligjit. Presioni publik duhet të jetë i qartë: Kush nuk ka integritet e guxim, përballëkrimo-politikës, përballë kriminelëve dhe grupeve kriminale e mafioze, duhet të lirohet nga përgjegjësitë̈ menjëherë dhe t’ua hapin rrugën atyre që sundimin e ligjit e kanë detyrë e përgjegjësi.
Gjithsesi se edhe deklarimi i Ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu është një paralajmërim për uraganin vetë pastrues që duhet të ndodhë në kupolën e organeve të tanishme të kapura të drejtësisë nga ish-krimopolititka dhe oligarkia mafioze pasi ajo ka thënëdecidivisht se nuk mundë të tolerohet edhe më tutje bashkëjetesa e ligj zbatuesve me krimin, ajo ka theksuar se nga pozita dhe përgjegjësitë që ja lejon ligji, do të kërkojëpërgjegjësi individuale dhe grupore duke filluar nga koka :nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës për neglizhimin dhe zvarritjen e ndjekjes dhe gjykimit të rasteve të rënda me zhvillime kriminale të dëshmuara, sikur ka qenë rasti i fundit, për të kaluarën e ditur dhe të njohur të të dyshuarit për krimin makabër në Ferizaj. Ministrja Haxhiu ka thënë se pas këtij rasti që përfundoi me vrasje shohim njëtjetër skandal në sistemin gjyqësorë pasi shohim se i dyshuari kryesor kishte aktakuzë të ngritur që nga viti 2013, dhe e cila aktakuzë kishte pushuar e pa prekur për plot 8 vite!.
E pas kësaj deklarate është aktivizuar edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës duke premtuar se do të merret me hetimin e këtij rasti dhe adresimin e përgjegjësisë. Gjithsesi se duhet të shfrytëzohet edhe ky rast i rëndë kriminal që opinioni publik, shoqëria civile dhe politika që e drejton shtetin të angazhohen akoma më shumë për të ndikuar në pastrimin e plotë të sistemit të drejtësisë, fillimisht me paravetting të shpejtë si proces i llogaridhëniespërpapërgjegjësi në kryerje të detyrës së prokurorëve dhe gjyqtarëve, për t’i hapur kështu rrugë më të lehtë Vettingut në vijim. Shumë raste të ngjashme të mëhershme por, sidomos ky i fundit, po dëshmonkatërçipërisht se i tërë sistemi i drejtësisëështë i korruptuar dhe i tejkriminalizuar, andaj duhet të filloje menjëherë filtrimi i detyrueshëmnëse duam të kemi shtet të mirëfilltë e ligjor, nëse duam të kemi shtet ligjor!
E dimë mirë se kjo punë nuk bëhetpërnjë ditë e besa as përnjë vit, prandaj duhet të fillohet që tani, për t’i pastruar rrugët e ambientet prej kriminelëve e vrasësve që po godasin familjet dhe shoqërinë kosovare në përgjithësi, por edhe për të vepruar kundër lidhjeve mafioze te politikes dhe oligarkisë kriminale te mbështetur tani e 20 vite me pare nga SHIK-u ilegal qe se bashku po e zhvatin shtetin pandalshëmpër më shumë se dy dekada. Lidhur me këto dukuri kriminale nuk duhet të akuzohet vetëm drejtësia, por në esencë si detyra të përditshme në parandalimin dhe përndjekjen e dukurive të përdorimit të drogës në mënyrë permanente merret policia e Kosovës, sepse nëçdo stacion të policisëështë njësiti i cili duhet ti luftoj këto dukuri të zbulimit dhe tëshpërndarjes dhe tëpërdorimit të drogës, që nga shkollat fillore të mesme dhe fakultete, e besa edhe në diskoteka dhe lokale ku konsumohet droga, sepse policia e ka detyrë me prioritet ta luftoj këtë dukuri, e jo si tani qëështë për tu habitur se me çfarë përmasash po ballafaqohet populli i Kosovës me shpërndarjen dhe përdorimin e drogës.
Policia e Kosovës që nuk është në numër të vogël, e që njësitet e tilla marrin paga të rregullta për luftimin e kësaj dukurie tëtë shpërndarjes së drogës, duhet të jetë shumë aktive në këtë fushë të krimit. Duhet ta kemi parasysh që ditë e përditë individët po mvarësohen si përdorues të drogës, nga përdorimi i përditshëm, prandaj kjo dukuri në rritje e sipër është edhe një dobësi e mos luftimit të këtij lloji të krimit, nga ana e policisë së Kosovës, që duhet tëndërmerren masa edhe ndaj kësaj pjese të shërbimit policor, që e kanë detyre luftimin e këtijlloji të krimit.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".