Lexoni edhe:
Prokurorët dhe gjyqtarët SHIK-ut që po ua bëjnë avokaturën krimit të organizuar në institucionet e sigurisë dhe drejtësisë të vet largohen urgjent nga pozitat e uzurpuara!
Shkruan: ANALISTI - Faik Krasniqi
-Ky ligj, Ligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, është dashur të bëhet shumë kohë më parë. Por kurrë nuk është vonë.
-Tash, pas miratimit të ligjit nga ana e Qeverisë është koha të presim, të presim veprimet për konfiskimin e pasurisë së paligjshme. Ta shohim kujt po i konfiskohet pasuria. Nëse nuk u konfiskohet atyre që këtë vend e kanë gllaberuar(politikanë, biznemenë kriminale dhe zyrtar të shtetit), atëherë kjo gjë nuk është asgjë.
Do të thotë që kemi të bëjmë thjesht me një spektakël. Por nëse u konfiskohet pasuria të lartëpërmendurve, atëherë e dimë që gjërat janë duke shkuar mbarë. Të presim e të shohim. Mos të bëjmë hop para kohe!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".