Nuk mund të ndërtohet sundimi i ligjit nga parti politike që strehojnë persona të inkriminuar!

Nuk mund të ndërtohet sundimi i ligjit nga parti politike që strehojnë persona të inkriminuar!
Nuk mund të ndërtohet sundimi i ligjit nga parti politike që strehojnë persona të inkriminuar!

Nexhat Haziri

  • 31 August 2021 - 07:36

Shkruan: ANALISTI: Nexhat Haziri

Nuk mund të ketë demokraci, e as sundim të ligjit me parti politike të cilat në përbërjet e tyre kanë persona të inkriminuar, e të jenë si një lloj mburoje për të tillët. Kjo e dëmton Kosovën edhe në agjendën e integrimeve euro-atlantike si dhe në imazhin e vendit në skenën ndërkombëtar dhe po ashtu ul besueshmërinë e qytetarëve në institucionet e vendit

Refuzimi i 160 kandidatëve nga listat e propozuara dhe dorëzuara në KQZ, të cilëve ju është mohuar e drejta e pjesëmarrjes në zgjedhje-kandidim për shkak të problemeve me ligjin,  pra me të kaluar kriminale dhe problem të tjera, e bën të domosdoshëm miratimin e ligjit për dekriminalizimin e skenës politike të vendit. Në këtë aspekt ky ligj duhet të marrë një përkrahje të gjerë dhe të ketë konsensus të gjerë politik për shkak se qeveria aktuale nuk mund të bëjë një ligj të tillë, jo për shkak të mungesës së numrave në kuvend, por për shkak se në përbërjen e saj , po  ashtu  edhe në kuvend, ka njerëz me aktakuza.

Andaj miratimi I këtij ligji me bazë të gjerë të përkrahjes, jo vetëm që do ta ndalonte kandidimin e personave që kanë probleme ligjin në zgjedhjet për të dy nivelet, atë lokal dhe qendror, por do t’ua ndalonte edhe ushtrimin e s’po emërimin e tyre në poste të larta shtetërorë. Rasti i fundit nga KQZ-ja I refuzimit të 160 kandidatëve për zgjedhjet lokale, tregon po ashtu se kjo çështje nuk duhet t’iu lihet në dorë partive politike të cilat po vazhdojnë të jenë të shurdhëta në thirrjet nga institucionet relevante vendore e ndërkombëtare të cilat merren me monitorim të skenës politike, që personat te inkriminuar dhe me problem ligjore të mos përfshihen në jetën politike e shoqërore.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".