Opozita e inkriminuar po e përdor Covid -19 mjet të fundit për shantazh kundër qeverisë!
Dardan Grapci
Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci
Për fat keq, në Kosovë në vend se partitë politike apo më mirë të themi si individ dhe si qytetar të Republikës së Kosovës, të jenë të bashkuar për angazhim serioz e gjetje të rrugës për përballje kundër kësaj pandemie, këta jo vetëm që s’po japin asnjë ndihmë morale e njerëzore, mjekësore dhe institucionale, por po e akuzojnë Qeverinë aktuale madje edhe për gabimet e tyre që i kanë bërë vetë në të kaluarën.
Akuzat e opozitës ndaj Qeverisë lidhur me gjendjen e krijuar të rënduar me rikthimin e ashpër të infeksioneve me Covid-19, raste që po përfundojnë edhe tragjikisht, janë akuza të ulëta dhe jo njerëzore, pa sens politik dhe logjik sepse ky virus nuk është i pranishëm vetëm në Kosovë, nuk po e sfidon vetëm shtetin dhe qytetarët e Kosovës, ky virus është i përhapur në çdo cep të Botës, prandaj të politizohet kjo vetëm për poenë politike nga opozita, është totalisht sjellje jo njerëzore. Unë me plot bindje ju them atyre që sulmojnë Qeverinë për këtë gjendje se nuk e dinë çka është njerëzorja, politika dhe humanizmi, unë lirisht mundë t’ju them: Ju nuk jeni njerëz, po silleni si kafshë.
Unë kërkojë në këtë rast që OBSH-ja në Prishtinë dhe Ambasadat e huaja të vendeve mike, sidomos ajo Amerikan, që të gjithë së bashku të dalin me një deklaratë kundër atyre partive politike dhe deputetëve si individ, që po mundohen përmes kësaj Pandemie të fitojnë poenë politike tash në prag të zgjedhjeve të reja lokale për asambletë komunale dhe kryetar komunash.
Ajo se çka ka bërë gabim Qeveria e Albin Kurti, është që nuk ka vepruar sikurse në vitin 2020, që edhe pse i ka hapur dyert për diasporën, kur i kanë lejuar të kthehen masovikisht me aeroplanë nga Gjermania, Zvicra dhe Turqia.. është dashur që masat mbrojtëse dhe ato të kufizimit të lëvizjes dhe të organizimit të tubimeve të ndryshme, por edhe të shërbimeve në gastronomi e të ngjashme, të jenë në fuqi dhe kështu të reduktohet dhe pamundësohet përhapja kaq e madhe e infektimit me variantin e ri COVID-19.
Kjo gjë qëpo ndodhë tani është rezultat i mos respektimit të masave gjatë sezonit sa i kishim këtu bashkatdhetarët të cilët u mirëpritën dhe u mbështetën njësoj si nga pozita si nga opozita, dhe askush nuk u kujtua që të kërkon kujdes dhe zbatim të masave kufizuese, distancë sociale dhe kufizim të lëvizjeve. Prandaj edhe tash kur kemi këtë valë të re të shpërthimit të infeksionit me Covid -19 duhet ti thirret mendjes së shëndosh nga të gjitha subjektet politike sepse të gjithë janë pjesë e institucioneve të shtetit, kështu që edhe LDK-ja, edhe PDK-ja, AAK-ja dhe AKR-ja duhet ose ta ndihmojnë këtë Qeveri për ta mposhtur këtë virus ose le të heshtin e mos të krijojnë frikë dhe panik te qytetarët, ndryshe s’kanë për çka me ngritë zërin kundër, vetëm sa e humbin arsyen njerëzore dhe humane para qytetarëve të cilët janë të mirë informuar për situatën e krijuar në nivel vendor, rajonal e botëror.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".