
Lexoni edhe:
Prokuroria dhe Shërbimi i Inteligjencës Kosovare të hetojnë lidhjet e treshes kriminale Shpend Ahmeti-Dardan Sejdiu dhe Ardian Olluri me nëntokën kriminale!
Shkruan: ANALISTI - Hasan Preteni
Në prokuroritë e Kosovës të gjallë janë vetëm prokurorët që punojnë në shumë vende pune, që marrin paga marramendëse, që i kanë të punësuar të gjithë anëtarët e familjeve, që i kanë të siguruara edhe pagat pas mandatit. E gjithë puna tjetër nuk ka vlerë e as peshën e duhur. Vetëm prokuroria në vdekje klinike ngre aktakuza kundër personave të vdekur. I vdesin-vjetërsojnë rastet me qëllim, i prolongojnë rastet deri në pafundësi, i shtyjnë seancat me akrobacione të ndryshme vetëm e vetëm që të mos punojnë asgjë dhe të mos i prishin punët me oligarkët dhe pushtetarët.
Populli thotë ; " zgjohu i vdekur e ha mish të pjekur"! Mos frymëmarrja e prokurorisë është dy dekadore. Nëpër gjykatore janë vetëm rastet e prerjes së maleve, vjedhjen e akumulatorëve, vjedhja e bagëtive dhe rastet që kanë të bëjnë me vrasjet. Rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar janë në vdekje klinike. Del ministri në konferencë për media me dëshmi se ka vjedhje milionëshe në transaksionet e pronave, del ministri tjetër dhe tregon se në bujqësi ka gjetur obligime 40 milionëshe, del raporti i auditorit dhe pasqyron vjedhje e keqpërdorime në të gjitha nivelet dhe në vlera të mëdha dhe prokuroria hesht-e vdekur.
Ministri Murati thotë se do të dërgon kallëzime penal në prokurori por kjo është çmenduri. Vetë publikimi i rasteve duhet të jetë sinjal se prokuroria duhet të lëvizë, prokurori pro aktivë e cila reagon në secilin nga rastet për të cilat kupton se ka dyshime për veprime penale, të reagon kur të dyshon qytetari e tek ne del me këto pohime-konstatime ministri-ministrat dhe asgjë. Nuk duhet energji në lidhje me këtë po tani heshtja e dy pushteteve tjera është për tu habitur, ku është presioni i Kuvendit dhe qeverisë e sa i përket mediave dhe shoqërisë civile ata me i prioritet i kane rastet në Maqedoni, Mal të Zi, Serbi e gjetiu edhe atë çfarë adalet temash.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".