Lexoni edhe:
Nuk duan t'ua prishin rehatinë oligarkëve, që aq shumë i kanë kritikuar!
Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi
Shteti serb duhet të di se ka bërë gjenocid dhe ka shkaktuar gjëmë të madhe ndaj shqiptarëve. Këtë gjëmë duhet riparuar aq sa ka mundësi. Këtej nuk po futet Beogradi. Ai nuk po kërkon as falje për atë gjenocid. Asnjë përgjegjësi nuk e ka marr për dhunën dhe terrorin. Nuk po vepron për gjetjen e të zhdukurve. Asnjë dëm nuk e ka kompensuar. Nuk po e pranon as dëmshpërblimin. Në të gjitha këto nuk ka reciprocitet. Këtu ka përgjegjësi penale dhe civile.
Nuk duan t'ua prishin rehatinë oligarkëve, që aq shumë i kanë kritikuar!Lexoni edhe:
Reciprociteti është parim ndërkombëtar. Ai është i sanksionuar dhe përdoret edhe në raportet ndërkombëtare në mes të shteteve. Është mirë dhe e pritshme që reciprociteti të futet si parim edhe në raportet me shtetin serb. Me këtë tregohet se Kosova është shtet sovran dhe se për çështjet e brendshme të saj vendos në mënyrë të pavarur, pa ndikim nga shteti serb. Me këtë pritet të ndalet hovi shoveno serbomadh ndaj Kosovës. Duhet pra të futet në diskutim edhe çështja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe ka mundësi që edhe minoriteti shqiptar nën Serbi ti fiton të drejta. Serbia po kërkon asociacion serb në Kosovë me kompetenca ekzekutive. Këtë duhet kërkuar edhe ne si shtet për shqiptarët nën Serbi. Këtej futen në diskutim edhe çështjet tjera, që në raportet bilaterale me Serbinë kërkohen të bëhen. Aq më tepër kur Serbia është fqinjë dhe ka shumë çështje që duhet rregulluar me reciprocitet.
Rikthimi i reciprocitetit ndaj shtetit serb!Lexoni edhe:
Mirëpo, nuk ka reciprocitet në kompensimin dhe në dëmshpërblimin për dëmin që shteti serb e ka shkaktuar në Kosovë. Në Kosovë janë përdhunuar mbi 20 mijë femra shqiptare nga kriminelët racistë serbomëdhenjtë në vitet 1998/99. Askush nuk është përgjigjur. Janë edhe rreth 1600 shqiptar të humbur dhe me siguri të djegur ose të groposur nga shteti serb. Ka shumë dokumente të vjedhura sikurse dhe monumente të së kaluarës shqiptare në Kosovë. As çështja e përgjegjësisë për gjenocidin e shtetit serb në Kosovë nuk ka të bëjë me reciprocitet. Çështjet e tilla nuk zgjidhen me reciprocitet. Këtu kërkohet përgjegjësi penale e shtetit serb. Mbi këtë bazë ndërtohen raportet ndërshtetërore dhe krijohen mundësit për zgjidhje të çështjeve në mënyrë reciproke me shtetin serb.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".