![Katër vite larg POLITIKËS!](/uploads/kosova-sot/images/2024/October/29/200x200_Nijazi_Halili1730187337.jpg)
Kur nuk bëhet dallimi shtetit nga regjimet vijnë pasojat alarmante!
![Kur nuk bëhet dallimi shtetit nga regjimet vijnë pasojat alarmante!](/uploads/kosova-sot/images/2021/September/13/auto_download1631519116.jpg)
![Kur nuk bëhet dallimi shtetit nga regjimet vijnë pasojat alarmante!](/uploads/author/2019/June/19/auth_Skender_Mulliqi1560972338.jpg)
Skender Mulliqi
Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi
-Nuk u kuptua më kohë dallimi i shtetit nga regjimet, dhe kjo e vështirësojë shumë punën në konsolidimin e tij. Mund edhe të jam gabim, por më duket mua së në këtë pikëpamje kanë ndikuar edhe ideologjitë, që është e pa pranueshme, kur dihet së është koha e sistemit shumë partiak pluralist. Të pranojmë së shtetin sipas kutit të tyre e ndërtojë elita politike 20 vjeçare në pushtet.
Ky pushtet u privatizua , duke bërë ndarjen në qytetarë të rendit të parë dhe në qytetarë të rendit të dytë! Patëm disa figura kontroverse politike të cilat , nuk u treguan shumë të sinqerta , duke ia mundësuar një kategorie shoqërore që të jetojnë në nivel shumë të lartë, në krahasim më shumicën që po jetojnë dobët! E përdorën mirë si levë politike patriotizmin për ti arritë objektivat e tyre karrieriste jo parimore për pushtet absolut. Ky diskurs politikë atyre ju solli primate shoqërore dhe politike për një kohë të gjatë. Sjellja më shumë arshine karshi interesave shtetërore , bëri që të kemi gjendje te keqe politike , institucionale dhe gjendje gjithnjë e më të rëndë ekonomike dhe sociale.
Kjo ishte sikur e qëllon dike më plumb për vdekje .Ishin një mori faktorësh të cilët bënë që marrëdhëniet shoqërore dhe politike të marrin më shumë kahe negative së sa pozitive .Nëse kthehemi pak në retrospektivë , regjimet të cilat u ndërruan por në fakt mbetën më figura të njëjta politike, i zvetënuan shumë institucionet e shtetit . Kosova po ngjanë më shumë në klub. Kjo strategji e regjimeve të vjetra prodhuan radhazi shumë të liga .Duket së më pushtetin e ri ka filluar eliminimi edhe pse I ngadaltë i tyre. Duhet të gjithë të kemi ndjesi më të madhe për shtet dhe për kultivimin e vlerave të interesit nacional. Është imediate ndërrimi strategjisë për ti arritur objektivat e dëshiruara të krijimit të shtetit ligjor dhe demokratik, të inkuadruar në strukturën e BE-së. Të krijohet një kamp I forcave progresive politike, të cilat do të hapnin perspektiva të reja zhvillimore në Kosovë. Të fillojmë të gjithë së bashku më në fund të merremi vesh si njerëz , së kjo do të ishte në të mirën e shtetit të Kosovës…
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".