Partinë Demokratike e ka shkatërruar Lulzim Basha, Jo Amerika e as Sali Berisha!
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Barometri diplomatik
Shkruan:Prof.Dr.Mehdi HYSENI
*** Lulzim Basham mund të jetë, edhe “100 vjet” në ballë të PD-së, por ai nuk mund të fitojë asnjë zgjedhje me PD-në, ashtu sikurse që ndodhi qe 8 vjet, sepse është “antitrup politik", nuk merr vesh ai në politikë fare, edhe pse është djalë simpatik dhe i pashëm, por koha 8-vjeçare në “ler” ( pa asnjë rezultat konkret) e dëshmoi se, politika nuk e do atë, ngase Politika është ndryshe nga “stili i përkthimit” dhe, madje ndryshe nga fizika atomike eAlbert Einsteinit, cili, në një rast, pati deklrauar se “Politika është shumë më e vështirë sesa fizika” !
PD-në e ka shkatërruar dhe e ka turpëruar vetë Lulzim Basha, jo Sali Berisha !
Shikuar në prizmin e realizmit politik të teorive të marrëdhënieve politike ndërkombëtare, Hans Morgenthau, Lulzim Basha e pati shkatërruar Partinë Demokratike, qysh para tetë vitesh, kur ai doli në ballë të saj më 2013 (me fajin direkt të Sali Berishës, i cili, pa asnjë meritë e vuri në krye të PD-së). Mirëpo, gjatë 8 vite dëshmitesh politike të njëpasnjëshme, askush nga bashkëpartiakët e tij nuk patën kërkuar që ai si kryelider i pamerituar të përjashtohej nga Partia Demokratike. Kjo tolerancë apolitike ishte fatale për demokratët dhe për demokracinë në Shqipëri, sepse Lulzim Basha fundosi kontributin disavjeçar dhe vlerat e krijuara të PD-së.
Ndërkaq, vendimi arbitrar i Lulzim Bashës për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së në parlamentin e Shqipërisë, nuk ka të bëjë fare me dështimet dhe me kapitullim 8-vjeçar të PD-së me Lulzim Bashën në krye. Pra, rastin e përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së, nuk duhet ngatërruar me falimentimin politik 8-vjeçar të PD-së, të drejtuar nga Lulzim Basha. Këto janë dy gjëra të ndryshme, që imponojnë interpretim të ndryshëm, sepse nuk mund të vihen në një konkluzion simetrik të matematikës politike.
Politika e Lulzim Bashës nuk dështoi me përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD-së ( shtator 2021), por ajo ka dështuar qysh para 8 vitesh, kur ai mori “frenat” e drejtimit të saj (2013-2021). Basha me PD-në ishte i falimentuar qysh para tetë vitesh, mirëpo, fatkeqësisht, askush nga bashkëpartiakët e tij nuk e qortuan dhe, asnjëherë nuk kërkuan kurrfarë llogarie për dëstimet fatale të Partisë Demokratike !?
Për shkak të faktit se për tetë vite në ballë të Partisë Demkratike nuk dëshmoi se nuk ka asnjë lidhje me politikën. Pra, PD-ja ka dështuar atë ditë, kur autokrati Basha ka spastruar e anëtarët më të dalluar-themelues të saj ! Ky ishte fundi i Partisë Demkratike të Shqipërisë.
*** Jozefina Topalli : “Nxirreni nga zyra! Demokrate perjashtoni Lulzim Bashen nga Partia Demokratike! “
Kjo kërkesë Jozefina Topallit (ish-kryetare e Kuvendit të Shqipërisë), do të duhej të bëhej para tetë (8) vitesh, kur Lulzim Basha (parashutisti i Sali Berishës) e përjashtoi Jozefinën nga PD-ja së bashku me disa anëtarë të tjerë-themelues dhe ndërtues të PD-së. Pikërisht, atëherë, Jozefina Topalli me anëtarët e tjerë të larguar nga PD-ja me “dekretin” dhe me “topuzin” e Lulzim Stalinit, do të duhej ta kundërshtonin dhe, në asnjë mënyrë mos ta pranonin, që ata si anëtarët më meritorë të PD-së, të hidheshin në rrugë. Atë PD e ka themeluar Sali Berisha, Jozefina Topalli, Azem Hajdari, Pjetër Arbnori, Arben Imami, Aleksandër Meksi….etj., jo Lulzim Basha (parashutisti). Ky ishte gabim i pafalshëm, së pari, i Sali Berishës, i cili e favorizoi dhe e propozoi Lulzim Bashën për kryetar të PD-së. Ky ishte gabim fatal apolitik, sepse në atë post, do të duhej të zgjedhej, pse jo, ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, jo një përkthyes i UNMIK-ut.
Pra, para 8 vitesh, do të duhej të luftohej dhe flakej nga PD-ja “parashutisti” Lulzim Basha, sepse pa asnjë të drejtë morale, ligjore dhe kushtetuese përzuri anëtarët-themelues më meritorë të saj, të cilët nuk do ta kishin lejuar, që ta “raspiçkatke” PD-në, ashtu siç e shndërroi në një “fshesë” rrugësh për t’i brohoritur nëpër sheshe të Tiranës, Lulzim Bashës së dështuar, gjoja kundër “vjedhjes së votave” nga PS-ja e Edi Ramës.
Politika matet me rezultate, jo me dështime alla Lulzim Basha !
Prandaj, me asnjë kusht, Lulzim Basha nuk do të duhej 8 vjet (pa asnjë meritë për PD-në)të ishte në krye të partisë , i cili i solli vetëm dështime katastrofike PD-së, sepse për 8 vjet, e pati humbur “rrugën në mal”, duke qenë se i mungonte busulla politike e Sali Berishës, nuk kishte si t’i “lexonte” rrugët e horizontit të politikës, që bëhej në Tiranë. Si rrjedhim i injorancës politike, ai për 8 vjet nuk qe në gjedje ta fitonte asnjë mandate të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri (2013-2021). Ky është problemi thelbësor i shkatërrimit dhe i dështimit të PD-së, jo kurrfarë “vendimi” i diktatorit Lulzim Basha, i cili e përjashtoi Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së.Një vendim i tillë i apolitikanit Basha , nuk ka asnjë lidhje me falimentimet dhe me bankrotimet politike të PD-së, gjatë 8-vjeçarit të shkuar (2013-2021), por me mosditurinë dhe me mosaftësinë politike të Lulzim Bashës, si dhe me mosetikën dhe me mosndërgjegjën e tij, i cili për dështimet e njëpasnjëshme të PD-s në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë, domosdoshmërisht, do të duhej të jepte dorëheqje të parevpokueshme nga kreu i Partisë Demokratike. Mirëpo, duke mos ditur se çfarë është etika politike, dhe se çfarë janë rezultatet politike, Lulzim Basha asnjëherë nuk kërkoi dorëheqjen e tij nga kryetari i PD-së , por vazhdoi me “folkparadën” e dështimeve të tij politike, sepse askush nuk doli nga PD-ja, që atë pengonte për moshkatërrimin e PD-së dhe të sistemti të vlerave demokratike në Shqipëri.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".