Lexoni edhe:
Emisari special i BE-së po kërkon zgjidhje praktike dhe jo fjalime politike
Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri
Çështje me të cilën, deshi apo jo, fatkeqësisht edhe Qeveria Kurti po detyrohet të merret, është vazhdimi i dialogut me Serbinë, me gjithë përpjekjet e saj të vazhdueshme, për vendosjen e Kosovës në pozita të barabarta dialoguese me Serbinë, si dy shtete të pavarura, për përmbylljen e bisedimeve me një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe njohje reciproke ndërmjet të dy vendeve.
Siç dihet tanimë nga mbarë opinioni i gjerë i vendit, me neutralizimin e statusit shtetëror përmes fusnotës dhe vendosjen e Kosovës nga Hashim Thaçi në pozita vasale ndaj Serbisë, dialogu mbi dhjetëvjeçarë me Serbinë ishte sfida më e rëndë me të cilën janë përballur tash e gati 11 vite të gjitha qeveritë e vendit. Madje pikërisht për shkak të kthimit të vendit tonë, praktikisht në “krahinë” të Serbisë dhe hapjes së të gjitha dyerve nga kuislingu Hashim Thaçi, për ndërhyrje të pa penguar të Serbisë në rregullimin e brendshëm shtetëror të Kosovës, dy qeveri kanë rënë edhe nga pushteti.
Emisari special i BE-së po kërkon zgjidhje praktike dhe jo fjalime politike
Dhe pikërisht shkaku i bisedimeve mbi një dekadëshe, me këtë shtet okupator, vetëm për çështjet të brendshme të Kosovës, si dhe nënshkrimin e dyfishtë të marrëveshjes antikushtetuese nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, për formimin e asociacionit, paradoksal- një etnik serb, në Kosovën "Multi-Etnike" të shpallur nga vet BE dhe bashkësia ndërkombëtari si të tillë, tragjiken e këtyre gabimeve, Kosova po e vuan edhe sot, rreth 11 vite pas fillimit të dialogut. Ndaj në mënyrë që kjo çështje të përfundojë si duhet dhe përmbyllet njëherë e përgjithmonë, është koha e fundit që partitë politike në pozitë dhe opozitë, veçanërisht pas takimeve të ngjeshura që përfaqësuesi i BE-së Miroslav Lajçak, zhvilloi me liderët e këtyre partive, pas shembullit të qëndrimit unik, ato në procesin e dialogut duhet urgjentisht të bashkohen dhe të dalin edhe me një platformë të përbashkët, sidomos pas kërkesës që Lajçak u ka bërë atyre për mbështetje në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.
Madje Lajçak në përmbyllje të ditës së dytë të qëndrimit në Kosovë dhe takimeve me të gjithë liderët e partive politike parlamentare shqiptare, meqenëse që të gjitha partitë politike opozitare kanë eksperiencë në dialog, ka deklaruar se prej tyre është kërkuar mbështetje serioze e bisedimeve, pasi që arritja e një marrëveshje përfundimtare është edhe në interes të partive politike, në interes të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Ndërsa pas takimit të kryetarëve të partive politike opozitare PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, Lajcak ka takuar edhe Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, nga përgjigjet e të cilëve thuhet të jetë ndarë i kënaqur, njëjtë si me zotimet dhe qëndrimet e tyre, edhe pse temë e nxehtë në këto takime ka qenë çështja e hapjes së arkivave, megjithëse apriori, janë deklaruar kundër të gjitha partitë politike në bllokun opozitar.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".