Lexoni edhe:
Projekti kriminal i ndryshimit të kufijve sipas planit Thaçi-Vuçiq, një letër e mykur
Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri
Duke pasur parasysh faktin se si partitë e kriminalizuara për më tepër se dy dekada me radhë, sunduan këtë vend në mënyrën më arbitrare dhe kriminalo-mafioze, të lidhura këmbë e krye me Aleksandër Vuçiqin dhe Serbinë okupatore, 17 tetori do të jetë edhe një rast ideal për vlerësimin kritik dhe ndëshkimin e merituar të kastës së vjetër politike, pasi që votuesit në secilën komunë, me votën e tyre, e përcaktojnë vet nëse duan t’ua japin sërish mandatin kryetarëve të inkriminuar që rikandidojnë apo atyre që do të ofrojnë alternativa të reja, në këtë garë interesante dhe vendimtare edhe për qendrat kryesore dhe më të mëdha të vendit.
Projekti kriminal i ndryshimit të kufijve sipas planit Thaçi-Vuçiq, një letër e mykurLexoni edhe:
Zgjedhjet e 17 tetorit, janë edhe një referendum tjetër qytetar për ndryshimet e nevojshme politike dhe qeverisëse edhe në komunat më të mëdha të Kosovës, pavarësisht faktit se aktualisht kemi të bëjmë me pushtet lokal dhe jo me atë qendror. Madje përkundër propozimeve të partive opozitare për shkurtimin e fushatës, ato aktivitetet partiake i kanë nisur anembanë Kosovës dhe pothuajse prej muajsh, politikanët e inkriminuar janë hedhur në aksion në secilën komunë duke vepruar me ashpërsinë më të madhe për ta marr apo ruajtur me çdo kusht pushtetin lokal, duke provuar për të mashtruar qytetarët të cilët tanimë e kanë humbur besimin në qeverisjet e deritashme qendrore, jo vetëm të dështuara por edhe thellësisht të inkriminuara.
Riparimi i dëmit kundër shtetit nga pazaret e Hashim Thaçit në dialog, barrë e rëndë Lexoni edhe:
Prandaj këto zgjedhje janë edhe një test tjetër vendimtar për qytetarët e vetëdijesuar të Kosovës, pasi që shumicën e komunave ende i mbajnë ish pushtetarët e inkriminuar të qeverisjeve të kaluara në nivelin qendror, që tashmë janë në opozitë dhe e kanë humbur fuqinë e ndikimit me blerje kriminale të votës, kurse premtimet e tyre edhe në nivelin lokal kanë ngelë në gjysmë të rrugës, dhe fare të pa realizuara.
Madje sipas studimit më të ri të OJQ-ve që monitorojnë pushtetin lokal, nga 913 premtime të dhëna, nga 26 kryetarë aktual të komunave, konstatohet se afërsisht vetëm gjysma e rreth 467 premtime janë përmbushur plotësisht, 165 premtime janë gjysmë të përmbushura, në 159 premtime ka pasur nisma në përmbushjen e tyre, ndërsa 122 premtime jo vetëm që nuk janë përmbushur, por as nuk janë filluar fare si projekte e zotime të premtuara rrejshëm.
Partinë Demokratike e ka shkatërruar Lulzim Basha, Jo Amerika e as Sali Berisha!Lexoni edhe:
Prandaj 17 tetori i kësaj vjeshte, do të jetë edhe një rast i mirë për vlerësimin kritik dhe ndëshkimin adekuat të kastës së vjetër politike, pasi që votuesit në secilën komunë, e përcaktojnë me votën e tyre, nëse duan t’ua japin sërish mandatin kryetarëve që rikandidojnë apo atyre që do të ofrojnë alternativa të reja, në këtë garë interesante dhe vendimtare edhe për qendrat më të mëdha komunale në gjithë Kosovën.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".