Lexoni edhe:
Institucionet e dështuara të drejtësisë në panik, Prokuroria në aksion për mbushjen e normës statistikore
Shkruan: ANALISTI- Xhevat Meha
Pastrimi i institucioneve përgjegjëse për zbatueshme ri të ligjit siç janë policia hetuese, prokuroria dhe gjyqësisë është pritje që kanë qytetaret. Është edhe më shumë, është kërkesë e shumicës së qytetarëve.
Prijësit e koalicionit fitues duhet të jenë në dijeni, të mos harrojnë brohoritjet e qytetarëve në shpalljen e fituesit të votimeve të tetorit 2019, e këto kanë qenë: hajnat në burg, Vettingu, dhe me hajna nuk ka shtet, qeverisja me duar të pastra. Këto brohoritje janë manifestim i besimit te programit qeverisës nga LVV dhe LDK e atëhershme. Nuk ka pasur shpalosje të ndonjë programi qeverisës në votimet e shkurtit 2014, besimi është dhënë nga shpalosja e programit qeverisës të votimeve të tetorit 2019. Nëse prijësit e koalicionit fitues nuk u përgjigjen kërkesave për Vetting dhe qeverisje me duar të pastra, qytetarët do të humbin besimin dhe do të kërkojnë alternativa tjera politike për realizimin e këtyre kërkesave. Sa shoh unë, tani jemi në fazën kur qytetarët kanë filluar të humbin besimin në koalicionin fitues.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".