Lexoni edhe:
Vendimi i Kryeministrit Kurti për reciprocitetin i drejtë
Shkruan: ANALISTI- Naim Miftari
Hashim Thaçi ka heshtur për krimet e luftës edhe duke pasur ndihmën e Edi Rames ,Baton Haxhiut por edhe ambasadores e mikes së tij në Amerikë që mbronte interesin dhe dëshirat private të Thaçit para interesave të Kosovës. Kosova faktikisht ishte para humnerës por sot gjërat janë më pozitive dhe Qeveria Kurti me presidenten Osmani do të dinë ta mbrojnë interesin e Kosovës.
Vendimi i Kryeministrit Kurti për reciprocitetin i drejtëLexoni edhe:
Qeveria Kurti 2 ka ardhur në trenin e fundit për shpëtimin e Kosovës nga copitmi. Ishin disa ndodhi që e shpëtuan Kosovën përkohësisht. E para ishte refuzimi i Gjermanisë për ndryshimin e kufijve në Ballkan pastaj shpëtim ishte edhe humbja e Donald Trumpit në zgjedhjet Amerikane, e sidomos ishte jetike shkuarja në dreq të mallkuar e Riqard Grenellit dhe e Joni Bolltonit, tash edhe shkuarja ne pension e dhëndrit Serb Pallmerit. Jetike për shpëtimin e Kosovës nga skenari i ndarjes dhe copëtimit ishte edhe humbja e PDK,LDK,AAK, Nismës e AKR por edhe zhvlerësimi i Listës Serbe që Qeveria Kurti e hodhi përtokë ndikimin e Beogradit për zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës.
Me rëndësi të veçantë jetike për dështimin e planit të ndarjes ishte edhe shkuarja në burgun e Hagut për krime lufte e Hashim Thaçit dhe fitorja me 51 pëqind e LVV dhe mundësia e formimit të qeverisë pa këto parti që për 20 vite rresht e shtrinë Kosovën përtokë nga krimi e korrupsioni, nga shkatërrimi dhe humbja e çdo mundësie pozitive për zhvillim. Nga vendi jonë , nga këto qeveritë e mëhershme që e mbajtën peng shtetin pa asnjë perspektivë zhvillimi, ikën mbi 400000 qytetar jashtë Kosovës. Këtë sukses nuk e ka arritur as ushtria e policia e Sllobodan Millosheviçit para dhe gjatë luftës.
Tani qeveria e Kosovës duhet ti kërkoj kriminelët e luftës ,kufomat e zhdukur dh dëmet e luftës por para çdo marrëveshje me serbin duhet të kërkohet njohja e Kosovës pa asnjë kushtëzim pasi kur ishte shef i bisedimeve Hashim Thaçi, i cili ishte i zënë keq me akuza për krime lufte, për vrasjen e ish shokëve dhe kundërshtarëve politik, nuk i ka përmendur ato krime, sepse ishe i zënë shumë keq edhe me dosjet e shërbimit sekret Francez DGSE dhe i zanë keq sidomos me dosjet e UDB-së, shërbimit sekret Serb dhe si i shantazhuar nga të gjitha anët. Hashim Thaçi ka heshtur për krimet e luftës edhe duke pasur ndihmën e Edi Rames ,Baton Haxhiut por edh ambasadores e mikes së tij në Amerikë që mbronte interesin dhe dëshirat private të Thaçit para interesave të Kosovës. Kosova faktikisht ishte para humnerës por sot gjërat janë më pozitive dhe Qeveria Kurti me presidenten Osmani do të dinë ta mbrojnë interesin e Kosovës.
Gjithsesi që tema e personave të pagjetur është temë me pikëpyetje të madhe për të cilën Serbia nuk do të jep korr përgjigje të saktë. Shteti Serb nuk e jep përgjigjen e saktë për krimet e luftës dhe të pagjeturit që i ka kidnapuar sepse e din shumë mirë se do të paditej edhe nga bashkësia ndërkombëtare për gjenocid, pasi qindra ndoshta mija kufoma të civilëve shqiptar i ka djeg në shkritoret e saj si në Bor Majdanpek në Trepça dhe në disa elektrana ku kishin njerëzit më të besuar nga radhët e ushtrisë dhe policisë së Milloshevicit. Është interesant se si në këtë lojë u fut edhe Isa Mustafa dhe LDK-ja vetëm për ta mbajtur veten në pushtet bashkë me Hashim Thaçin. Të dy së bashku u pajtuan dhe pranuan ta kanonizonin Kosovën vetëm që ata të vazhdonin të mbeten në pushtet.
Serbia duhet gjithqysh të mbahet nën rrogozin e reciprocitetit!Lexoni edhe:
Pastaj këtyre aspiratave ju bashku edhe Edi Rama e Baton Haxhiu, pastaj edhe Ricard Greneli për interesa të veta materiale edhe sot sillet nëpër serbi e Shqipëri por ju ndihmoj edhe partia e Ramush Haradinajt, AAK-ja që deri diku bënin plane vetëm të ishin edhe vetë pjesë e Qeverise që ta kenë në atë TORTE pjesën e vetë. Tash ka nisur dita ditës të ju zbulohen aferat korruptive qindra milionëshe që edhe në të ardhmen nuk do të mungojnë këso lloje aferash që do të zbulohen, por besoj se edhe do të dënohen pas disa kohe, derisa do të pastrohen institucionet dhe drejtësia, policia, prokuroria, inteligjenca, Gjykata Kushtetues, supreme dhe e qarkut.
Të gjitha duhet të pastrohen nga dora e mafies politike, nga dora e politikanëve të korruptuar që institucionet e shteti e institucionet që zbatojnë ligjin mbrojnë shtetin, që i kanë mbush qe 20 vite rresht me servilë, sekserë, dajë e nipa të tyre për të ja mbrojtur pasurin dhe për të jua mbuluar ose falur krimet e tyre, korrupsionin e tyre por edhe tradhtitë e tyre kundër shtetit.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".