Lexoni edhe:
Moti për sot dhe nesër, ja si do të jenë temperaturat
Shkruan: ANALISTI-Faik Krasniqi
Opozita nuk është duke heshtur. Ata kanë mobilizuar mediat, analistët dhe militantët e tyre, për ta kundërshtuar masën e reciprocitetit ndaj Serbisë. Më shumë janë duke e kundërshtuar këta që i përmenda, se sa vetë Serbia. Sikur këta të opozitës mos të nënshkruanin marrëveshje të dëmshme, nuk do të vinim në një situatë të tillë.
Moti për sot dhe nesër, ja si do të jenë temperaturatLexoni edhe:
Jam munduar të mos shkruaj më për politika ditore. Por me të vërtetë janë duke e tepruar me kritika vetëm pse nuk janë përkrahës të partisë në pushtet. S'ka gjasa ta dëgjosh ndonjë serb duke e kritikuar qeverinë e vete kur është në pyetje Kosova. Qeverinë mund ta kritikojnë për gjera që i kanë premtuar dhe nuk i kanë bërë, por jo për targa që shteti serb e maltreton çdo qytetar të Kosovës për shkak të shkronjës R. Mund ta kritikojnë me plot të drejtë qeverinë për Lumezin e për Elezin. Të bëhet presion aty me që drejtësinë e kemi mozomakeq.
Të bëhet presion për lehtësimin e çantave te fëmijët tanë. Për Bankën Zhvillimore. Janë çështje në interes të përgjithshëm. Por jo për ushqimin e njësisë speciale. Kur partitë e tyre ishin në pushtet, çfarë ushqimi kanë ngrënë këta polic? Kaviar e pula të pjekura? Të bëhet kritikë e drejtë dhe jo kritikë banale!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".