Integriteti territorial i Republikës duhet të mbrohet!
Muhamet Kelmendi
Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi
Me 15 shtator ka përfunduar së ekzekutuari Marrëveshja në mes Kosovës dhe Serbisë për tabelat e udhëtimit në këto vende. Me atë Marrëveshje ka qenë e paraparë që targat e Kosovës me RKS dhe KS do të mbulohen nëse udhëtohet në Serbi. Njëherit edhe targat me regjistrim të Serbisë mbulohen dhe pajisen me targa të përkohshme të Republikës.
Ky vendim është i drejtë dhe juridikisht i qëlluar. Serbia e ka aplikuar çdo herë ketë ndaj Kosovës. Madje ka marrë edhe 20 euro për targat e përkohshme. Ndërsa, kurrë në anën tjetër në raport me udhëtimit në Kosovë, nuk ka vepruar. Këtu është edhe baza e vendimit. Po zbatohen një marrëveshje e bërë që karakter të reciprocitetit. Dhe, në këtë anë, duhet të pritet reciprocitet në dokumentacion, në njohjen e diplomave dhe të certifikatave, deri edhe në tregti dhënë fushat tjera, do të futet reciprociteti. Ky është parim ndërkombëtar. Ndërsa, akuza se është marrë për qëllime politike, të zgjedhjeve lokale, nuk mendoj se ekziston, ndonëse mundësi ka.
Zgjedhjet janë e tetor. Mirëpo, duhet thënë se afati i vlereshmërisë së marrëveshjes nuk është zgjedhur nga kjo Qeveri. Afati ka qenë i caktuar për marrëveshjen e tillë në Bruksel në vitin 2016. Aty ka qenë afati i 15 shtatorit 2021 i vlefshmërisë juridike. Nga kjo datë vazhdohet më tej me vlefshmëri. Është mirë që ky vendim tash të mbrohen si politikisht, ashtu edhe nga ana e organeve kompetente, te Policisë së Kosovës. Kosova është shtet i konstituuar dhe atë duhet mbrojtur. Nuk duhet lejuar asnjë veprim shkatërrimtar ndaj sovraniteti dhe të integritetit territorial të Republikës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".