Ja planet e rrjetit kriminal të Devollëve!

Ja planet e rrjetit kriminal të Devollëve!
Ja planet e rrjetit kriminal të Devollëve!

Dardan Grapci

  • 24 September 2021 - 19:25

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Gjyqësori i Kosovës, lirisht mundë të themi se ka dështuar qysh në fillim kur ka vendosur që të merret me këtë mega krim që ka ndodhur në mes të PTK-s dhe Z-MOBILE. Gjyqësori i Kosovës tani do ishte mirë sado pak për ta kthyer atë minimumin e besimit te qytetarët që së pakut mos ta zvarritë këtë procedurë, por menjëherë të fillojë me vazhdimin e procesit gjyqësor dhe ndëshkimet tek të  dyja palët për marrëveshjet kriminale që i kanë kurdisur e nga të cilat Telekomi i Kosovës ka pësuar dëme me pasoja të mëdha.

Tash kur është në pyetje ish-shefi i PTK-s, që ka qenë njeriu kryesor rreth të cilit janë  sjellë proceset dhe procedurat e vendimmarrjes,  duhet të gjykohet, të dënohet për dëmet qe ia ka bërë PTK-s.

Vetëm me dënimin e ish-shefit të PTK-s, Shyqyri Haxha, Telekomi i Kosovës dhe punëtorët e këtij kolektivi të madh do të ishin akoma më shumë të motivuar për punë e sakrifica, sepse duke u dënuar Shyqyri Haxha si njeriu kryesor i kohës me përgjegjësi ekzekutivë në Telekom do të krijoheshin kushte për të shkuar edhe më tej për zgjerimin rrjetit të përgjegjësve  për abuzime me detyrën zyrtare , gjë që do ta shpëtonte edhe Telekomin nga falimentimi dhe nga planet e rrjetit kriminal të Devolleve që ta “përpijnë” Telekomin si pronë të tyre pasi ai të jetë shuar duke u falimentuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".