Provokimet e serbisë nuk kanë të ndalur. Gabimet dhe dështimet e politikajve në vitin 1999 po i paguan Kosova!...
Ismail Muçiqi
Shkruan:Ismail Muciqi
Kjo që po ndodh në Veri të Republikës së Kosovës është vazhdimësi e dështimeve tona përkatësisht e liderëve politikë dhe ushtarak të vitit 1999, kur forcat e NATO-së bashkë me njësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e morën kontrollin mbi vendin. Sikur të kishin vizion për të ardhmen e Kosovës forcat e sigurisë gjatë vitit 1999 kur Serbia nënshkroi kapitullimin në Kumanovë njësit e UQK-së dhe ato të policisë duhej të instaloheshin përkatësisht të vendoseshin në kufirin problematik në pjesën veriore në Bërnjak dhe në Jarin.
Ky ishte dështimi më i madh që i ndodhi Kosovës pas luftës të vitit 1999. Kjo shkurtpamësi e strukturave udhëheqëse bëri që Serbia edhe pas intervenimit të NATO-së të mbetet me një këmbë në territorin e Kosovës. Bisedimet artificiale joparimore me plotë hile dhe opstrukcione të cilat u zhvilluan me vite ne Bruksel, i shkuan përshtati politikës serbe e cila dal ngadalë i forcoi strukturat paralele ne Veri të Kosovës përmes të cilave veproi vazhdimisht kundër Shtetit. Mjerisht Bota sot po ballafaqohet me turbulenca, kriza dhe rreziqe me te ndryshme për sigurinë Globale. Sot Evropa shterp gjindet para një qorr sokaku ku një numër i shteteve vetëm formalisht gjinden ne listën e Bashkimit Evropian.
Goditja më e madhe që do ti ndodh Bashkimit Evropian është largimi i Kancelarës Gjermane nga politika. Qfarë kuptimi apo autoriteti kanë sot strukturat e Bashkimit Evropian kur strukturat paralele të serbisë bashkë me udhëheqësit e komunave serbe i keq përdorin fondet e Bashkimit Evropian duke bërë bllokadën e rrugëve me automjete transportuese të cilat janë donacionet e fondeve të Bashkimit Evropian.
Bashkimi Evropian që nga pas lufta nuk është në gjendje ta hapë urën mbi lumin “Ibër” e cila e ndan qytetin e Mitrovicës ne dy pjesë. Te gjitha këto dështime të diplomacisë Evropiane për ti zgjedhur problemet e krijuara nga serbia në Kosovë arritën kulminacionin deri tek mos liberalizimi i vizave për qytetaret. Prandaj provokimet e njëpasnjëshme që po i bënë serbia përmes strukturave paralele dhe listës serbe që nga bllokadat e rrugëve të cilat ndodhën vite me radhë provokimi me trenin Rusë e tani me bllokadat e rrugëve në Bërnjak dhe Jarin e kjo ngjau edhe sot kur tre helikopter të forcave të sigurisë së serbisë shkelën territorin hapësinor të Republikës së Kosovës.
Është enigmatike?! Pse forcat e KFORI-të që nga fillimi i krizës e cila po zgjatë afër një jave nuk janë aktivizuar për ta hapur rrugën në normalizimin e gjendjes. Më thotë mendja se është koha e fundit që të gjithë Shqiptarët ku jetojnë dhe punojnë ta ngrisin vetëdijen për tu bashkuar rreth kauzës kombëtare për ta mbrojtur Lirin, Pavarësinë dhe territorin.
Është e dhimbshme dhe e pafalshme që në këtë kohë të vështira klasa politike të përqahet për interesa materialo financiare dhe karrieriste duke lënë anash rrezikun permanent që po i kanoset vendit. Sa më parë duhet të ndërpriten akuzat dhe shpifjet e ndryshme të cilat po reflektohen nëpër mjete të ndryshme të informimit, e të cilat po e irritojnë popullin. Vendimet e institucioneve të shtetit përkatësisht të Qeverisë janë legjitime dhe duhet ti mbështesin të gjithë duke i lënë anash xhelozit dhe inatet.
Po ashtu strukturat e ndryshme të sigurisë përkatësisht komandantët e luftës dhe ekspertët e sigurisë të cilët kishin karrierë të gjatë ushtarake është koha që tu bashkohen strukturave dhe institucioneve të sigurisë të Republikës së Kosovës. Mendoj se është shumë e arsyeshme qe ne planprogramet shkollore që nga shkolla e mesme deri tek universitetet të futet lënda.Mbrojtja dhe Siguria.! Rrethanat e krijuara në rajon imponojnë që Policia dhe forcat tona të sigurisë të pajisën me armët me moderne që i posedon aleanca e NATO-së.
Provokimet e serbisë nuk kanë të ndalur. Gabimet dhe dështimet e politikajve në vitin 1999 po i paguan Kosova!...
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".