Dy dekada dështim total i drejtësisë kosovare, vetëm lojëra me plane e strategji fiktive në emër të luftës kundër krimit e korrupsionit

Dy dekada dështim total i drejtësisë kosovare, vetëm lojëra me plane e  strategji fiktive në emër të luftës kundër krimit e korrupsionit

Hajrullah Tërnava

  • 26 September 2021 - 08:33

Shkruan:ANALISTI-Hajrullah Ternava

Zhvillimet e aktiviteteve nëpër institucionet e drejtësisë të edhe kohëve të fundit, sikurse  që nga paslufta e deri më tani, nuk po arrijnë  të jenë  të mirëfillta profesionale dhe të pa varura, prandaj vazhdojmë të jemi në këtë gjendje të rëndë me plotë mangësi në shume aspekte. Kur shohim se si në krye të këtyre institucioneve, pavarësisht ndërrimeve të qeverive të shpeshta që kanë ndodhur, gjithnjë në tyre qëndrojnë njerëzit e njëjtë, dhe nga paslufta e deri me tani nuk ka pasur ndonjë reformë serioze që të ndërrohet kjo gjendje tepër e rëndë që është krijua.


Për vite të tëra, plotë dy dekada, edhe  pse pati premtime në të kaluarën se do të ndodhin reformat në gjyqësi, prokurori, dhe tjera institucione, por pushtetarët sa vinin në pushtet i harronin ato premtime të dhëna elektoratit dhe e vazhdonin punën të mëdhenjtë në pushtet, ashtu si ata donin, dhe kur bënin vepra të turpshme dhe të rënda askush nuk i dënonte dhe kalonin sikur të paprekshëm nëpër gjyqe, prandaj janë improvizime dhe humbje e kohës për ta arsyetuara dështimin prej dy dekadash, të gjyqësorit të Kosovës, lojërat e vazhdueshme me kinse përgatitje dhe miratim të strategjive kundër korrupsion dhe rregullave e rregulloreve dhe të udhëzuesve të ndryshëm për kinse efikasitet më të madh në luftimin e krimit dhe të korrupsionit.

Gjykata Supreme e Kosovës, sipas njoftimit të bërë publik, e ka bërë  ditë më parë lansimin e një udhëzuesit të veçantë të quajtur “Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare”., udhëzues ky që thuhet se do të ju shërbejë gjyqtarëve gjatë gjykimit të rasteve të korrupsionit. Sipas njoftimit dhe arsyetimit për dokumentin e ri “udhëzues” fokusoi do të jetë kryesisht në veprat penale të Kapitullit XXXIII nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës, që ndërlidhen shpërdorimin e detyrës zyrtare, dhe do të shërbejë për të lehtësuar luftën kundër korrupsionit dhe veprave penale kundër detyrës zyrtare. Udhëzuesi thuhet se qartëson disa prej elementeve kyçe që përbëjnë veprat penale kundër korrupsionit, në mënyrë që të lehtësojë kuptimin dhe identifikimin e këtyre veprave penale. Gjithashtu, ky udhëzues thuhet se do të ndihmon në identifikim sa më të lehtë të hapave për matjen e dënimit pasi që i njëjti udhëzues përmban dhe kalkulatorin e dënimit të veprave penale të korrupsionit. Nëpërmjet këtij kalkulatori, thuhet se lehtësohet matja e dënimit dhe kjo nise do të ju mundësojë gjyqtarëve të kenë një kalkulim më të saktë të veprave penale të korrupsionit. Udhëzuesi i veçantë “Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare”, nder të tjera, sqaron edhe konfiskimin e përfitimit material dhe urdhrin për kompensim, si dhe konfiskimin e instrumentalitetit dhe dobisë pasurore. Zhvillimet e deri tashme te këtyre institucioneve mundë të kuptohet lansimi i këtij dokumenti të ri vetëm blerje kohe, për ta arsyetuar edhe grumbullimin e lëndëve të korrupsionit kinse mungesën e përvojës dhe te ekspertizës në këtë fushë, ngase me miratimin e ligjit Vetting do të kërkohet llogaridhënie dhe përgjegjësi profesionale e individuale për secilin të punësuar në sistem për rastet që i kanë dështuar ose qëllimisht në lidhje kriminale me vepër kryesin qe i ka falur ato, apo shitur dhe amnistuar. Prandaj kësaj qeverie ne pushtet i rekomandohet te punoj ligjshëm dhe për te mirën e popullit, qe sipas ligjeve ne fuçi, ti luftoj te gjitha te këqijat ne mënyre te pamëshirshme, dhe ata qe shpallen fajtore nga gjyqi për krimet e tyre te kryera, e kur janë ne pyetje përfitimet e tyre si produkt i krimeve te kryera nga ata, t’iu konfiskohet pasuria dhe t’iu kthehet pronarëve te mëhershëm apo shtetit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".