Lexoni edhe:
Kriminelët jashtë institucioneve të shtetit, kështu kthehet besimi në drejtësi dhe ligj
Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava
Tani popullata me këtë qeverinë e re, është vetëdijesuar dhe po i njeh mirë ata qeveritar të mëparshëm sa të këqijat ia kanë bërë vendit tonë, dhe po i njeh edhe këta qeveritarët e ri që për një kohë të shkurtë, qe 7 muaj që po e qeverisin këtë vend, e me të cilët popullata është e kënaqur, sepse deri më tani nuk e kanë pasur ndonjë veprim kriminal për përfitime dhe pasurim të tyre por është duke ndodhur e kundërta. Ditë e për ditë po ndërmarrin veprime kundër krimit në përgjithësi dhe në favor të zbulimit të të këqijave e për të mirën e popullit, prandaj edhe nga ky aspekt opozita është e tronditur sepse pritet me plotë siguri që ti humbin zgjedhjet lokale sikur ato qendrore.
Është për tu habitur për politikanet kosovar se sa kontrovers janë kur është në pyetje shansi e përfitimeve për zgjedhje, edhe mos qofshin ato argumente te bazuara dhe qe ju shkojnë ne favor popullit të Kosovës, prandaj sikur tash që edhe në rastin e jetësimit të reciprocitetit mes Serbisë e Kosovës, që ky reciprocitet ishte i nënshkruar mes dy shteteve që nga viti 2011, e që është dashur të jetësohet deri më 2016, edhe që nuk ndodhi kurrë kjo, sepse në pushtet ishin ata kryeministra të paguximshme dhe jo të pastër, dhe tani kur në pushtet është një kryeministër i guximshëm dhe trim, dhe me këto veprime të reciprocitetit arrihet efekti domino në politikat ndërshtetërore, sepse Serbia edhe në shumë aspekte po përdorë veprime antiligjore të fshirjes së adresave për shqiptarët që jetojnë në territorin e Serbisë në komunat si Medvexhë, Bujanovc e Preshevë.
Kriminelët jashtë institucioneve të shtetit, kështu kthehet besimi në drejtësi dhe ligjLexoni edhe:
Prandaj tani është koha të veprohet dhe ti tregohet me veprimet trimëruese shtetit që në të kaluarën ka bërë krime të tëra ndaj popullit tonë. Prandaj tani kur opozita po i ndërmerr ato veprime që po e kundërshton reciprocitetin , veprimet e tilla janë të ulëta dhe të turpshme. Kjo sjellja tepër e heshtur e partive politike në opozitë, karshi masës së reciprocitetit të drejtë dhe të ligjshëm të Qeverisë Kurti për qeshjen e lëvizjes së lirë me Serbinë, është një akt që e ka lënë pa tekst dhe pa arsye reagimi me presion edhe faktorin ndërkombëtar që po i përcjell këto zhvillime sepse e drejta është në anën e shtetit të Kosovës.
Veprimet e opozitës janë duke rënë në një provim të turpshëm, sepse opozita e partive politike që deri dje ishin në pushtet, duke mos i dhënë mbështetje politike vendimit të Qeverisë për tabelat, derisa vetë opozitarët e sotëm e pushtetar të deridjeshëm ishin nënshkrues të marrëveshjes së skaduar, marrëveshje e cila në mandatin e tyre ishte vazhduar për 5 vjet plus, dhe tash është në afatin e dytë të skaduar para të cilin nuk ka argumente për kërkesa vazhdimi as vetë faktori ndërkombëtar, kjo tregon që janë kundër shtetit të tyre.
Kjo është sjellje injorante e opozitës, madje edhe me tone dyshimi nga tri partitë politike në opozitë, shpërfaqje e hapur e mos interesimit për mbrojtje të politikave nacionale, pikërisht nga egoja e lakmisë për pushtet dhe aspak të interesuar për bashkim në projekte nacionale të cilat e avancojnë dhe mbrojnë interesin madhor të shtetit. Ky mos interesim dhe mos reagim mbështetës i opozitës eshte vetëm një heshtje renegatësh e bashkëpunëtorësh të e bandave kriminale bashkëpunues në krim të organizuar me bandat serbe në veri, shqipfolës të inkriminuar e të njohur me damkë, në Republikën e Kosovës për biznesin që kanë zhvilluar dhe zhvillojnë akoma ilegalisht me rrjetet e krimit të organizuar të strukturave para politikë e militare në veri të Kosovës.
Kriminelët jashtë institucioneve të shtetit, kështu kthehet besimi në drejtësi dhe ligjLexoni edhe:
Ky rast po e dëshmon pikërisht akoma më fuqishëm dhe po jua e heq maskën me të cilin ishin mbuluar deri më tani, për të treguar se me kënd janë dhe për kënd punuakan këta matrapazë që deri dje ishin në pushtet dhe të gatshëm edhe për pazare territoresh në dëm të shtetit.Dhe në bazë të këtyre fakteve sikur po argumentohen, se në të kaluarën qeveritarët paskan qenë të lidhur me krimin e veriut, dhe ndryshimi për të mirë për Kosovën nuk ju paska konvenuar atyre qeveritarëve të mëparshëm, gjë që jo rastësisht tani shteti i Kosovës është shteti më i izoluar në Evropë dhe në botë.
Tani popullata me këtë qeverinë e re, është vetëdijesuar dhe po i njeh mirë ata qeveritar të mëparshëm sa të këqijat ia kanë bërë vendit tonë, dhe po i njeh edhe këta qeveritarët e ri që për një kohë të shkurtë, qe 7 muaj që po e qeverisin këtë vend, e me të cilët popullata është e kënaqur, sepse deri më tani nuk e kanë pasur ndonjë veprim kriminal për përfitime dhe pasurim të tyre por është duke ndodhur e kundërta. Ditë e për ditë po ndërmarrin veprime kundër krimit në përgjithësi dhe në favor të zbulimit të të këqijave e për të mirën e popullit, prandaj edhe nga ky aspekt opozita është e tronditur sepse pritet me plotë siguri që ti humbin zgjedhjet lokale sikur ato qendrore.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".