Lexoni edhe:
Zbulohen rekord-skandali i dështimit të sistemit të drejtësisë!
Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Ternava
Në bazë të përvojave që i ka Kosova deri më tani nga bisedimet me Serbinë, e kur ato biseda janë zhvillua lidhur për njohjet reciproke mes veti te këtyre dy shteteve, mund të konstatohet se ato biseda janë tepër të vështira dhe të pa parashikueshme, sepse në bazë të përvojave të deritashme asnjëherë shohim që asnjëherë nuk ju përmbahen vendimeve të më hershme dhe marrëveshjeve që janë arritur, dhe asnjëherë nuk i jetësojnë ato marrëveshje. Për këtë arsye në të ardhmen, në vazhdim të dialogut, nuk duhet nënshkruar marrëveshje të re pa analizuar rezultatet e zbatimit të marrëveshjeve paraprake.
Deri më tani krejt çfarë është arritur në dialogun me Serbinë, edhe atë rezultatin më minimal, është duke e sfiduar Serbia seriozisht me ngjarjet në veri të Kosovës. Këto zhvillime me veprime provokative nga pala serbe do të pengojnë dhe sfidojnë seriozisht edhe vazhdimin e mëtejshëm të dialogut për arritjen e marrëveshjes mes dy vendeve, sepse nuk mundë të ketë dialog normal e të suksesshëm kur pala tjetër kërcënon me provokimet ushtarako policore në veri të Kosovës, madje edhe me ndërhyrjet në brezin kufitar brenda territorit të Kosovës.
Zbulohen rekord-skandali i dështimit të sistemit të drejtësisë!Lexoni edhe:
Padyshim se me këto sjellje po vihen në pikëpyetje të gjitha marrëveshjet e deritashme të nënshkruara në Bruksel, falë reagimit tepër të butë të faktorit ndërkombëtar ndaj provokimeve të fundit të Serbisë, deri me kërcënime ushtarake, edhe me ultimatum të kërkesave për tërheqjen nga veriu të njësive speciale të policisë së Kosovës, njësi këto të cilat në çdo rrethanë janë të autorizuara për rend, ligj dhe siguri. Në këto rrethana të tanishme tani po bëhet i domosdoshëm një rishikim i plotë i pozicionit të Kosovës për vazhdimin eventual të dialogut pasi që pas incidenteve të fundit është paralajmëruar një angazhim më i sforcuar i pjesëmarrjes dhe angazhimit të SHBA-së në proces, së bashku me vendet kryesore me ndikim në BE, në mënyrë që gjithçka të jetë në baza të barabarta reciproke, pa tolerim të veprimeve të njëanshme dhe hapësirave për manipulim e inskenim të krizave apo të incidenteve të cilat din ti bëjë dhe inskenoj vetëm pala serbe.
Pa angazhimin serioz të faktorit ndërkombëtar, e që ai faktor edhe iu rrinë gati të gjitha marrëveshjeve mes dy shteteve në fjalë, vështirë së mundë të pritet të arrihet një marrëveshje stabile e sigurt mes këtyre dy shteteve, Kosove-Serbi. Vetëm ti bëhet një analizë reciprocitetit të deritanishëm tanishëm, që Serbia e ka jetësuar këtë lloj kufizimi për tabelat e Kosovës që nga viti 2011, ndaj të gjitha automjeteve që hyjnë në Serbi, dhe tani ajo e bënë zhurmën dhe kërcënohet me luftë pse Kosova tani po e jetëson qëndrimin e njëjtë të targave ndaj veturave serbe që hyjnë në Kosovë, prandaj vetëm ky fakt na jep për ta nënkuptuar të gjithë zhvillimin e ngjarjeve të fundit lidhur me reciprocitetin dhe vendime tjera të mëhershme që janë arritur e kurrë nuk u jetësuan.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".