Viti 2021, rekord i ri i dështimit të Prokurorisë Speciale dhe gjyqësorit!

Viti 2021, rekord i ri i dështimit të Prokurorisë Speciale dhe gjyqësorit!

Hajrullah Tërnava

  • 03 October 2021 - 07:41

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Ternava

Gjatë periudhës qershor 2019 – gusht 2021, Prokuroria Speciale (PSRK) ka dorëzuar në gjykatë vetëm 10 aktakuza për këtë lloj të veprës penale. Pra gjatë periudhës raportuese, PSRK luftën e saj ndaj krimit të organizuar e ka fokusuar më shumë në lëndët narkotike dhe veprat penale që lidhen me këto lëndë. Duke analizuar numrin e rasteve të trashëguara, të pranuara dhe ato në punë në gjykatat e Kosovës, vërehet se gjykatat kanë arritur të zgjidhin një numër tejet të vogël të rasteve të krimit të organizuar. Përgjatë gjashtë mujorit të dytë të vitit 2019 (janar – qershor), sipas të dhënave zyrtare janë zgjidhur vetëm 5 lëndë, prej gjithsej 60 lëndëve të cilat kanë qenë në punë. Po ashtu, gjykatat nuk kanë treguar efikasitet të kënaqshëm as përgjatë vitit 2020, për faktin se nga 59 lëndë të trashëguara dhe 6 të pranuara, kanë arritur të zgjidhin vetëm 5 raste të krimit të organizuar.

Shpresat e popullatës kosovare tani janë në këtë qeveri që e zgjodhën me shumicë absolute, Qeverinë Kurti, dhe tani pritet që kjo qeveri ti luftoj të gjitha të këqijat në këtë vend, e që ato të këqija kanë lëshua rrënjë tani e mbi 20 vite, dhe nuk është lehtë që për njëherë të ç’rrënjosjen, prandaj i duhet një kohë e konsiderueshme kësaj qeverie që ti luftoj të këqijat në këtë vend, por megjithatë nga kjo qeveri kërkohet që krimet e përditshme ti luftoj pamëshirshëm dhe me miratimin e ligjit Vetting dhe me ndihmën e ndërkombëtarëve besohet se do të spastrohen edhe shumë institucione që ishin deri tash të inkriminuara në krime, prandaj në këtë kohë është një dyshim se po e përmbush drejtësia e Kosovës, edhe një vit rekord të dështuar në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe po ashtu po shkon drejtë vitit tjetër vetëm më trashje të dosjes së rasteve të grumbulluara dhe të pa zgjidhura të kësaj fushe.

Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka prezantuar një analizë ku del se Prokuroria Speciale ka ngritur numër të tepër vogël të lëndëve për krim të organizuar. Kurse edhe gjykatat e Kosovës kanë arritur të zgjidhin numër të vogël të lëndëve të kësaj kategorie. Këto konstatime janë bërë publike në një konferencë për medie të GLPS-së lidhur me temën “Trajtimi i rasteve të Krimit të Organizuar nga Prokuroria dhe Gjykatat Themelore të Republikës së Kosovës për periudhën qershor 2019-gusht 2021”. Përmes këtij hulumtimi është analizuar baza ligjore për ndjekjen e veprës penale të krimit të organizuar, pastaj të dhënat statistikore të gjykatave dhe prokurorive në luftimin e kësaj dukurie, e deri tek sfidat e këtyre institucioneve në trajtimin e këtyre lëndëve.

Gjatë analizimit të tyre vëmendje e veçantë u është kushtuar efikasitetit të institucioneve të drejtësisë në zhvillimin e hetimeve dhe gjykimin e rasteve të krimit të organizuar, në procedimin e rasteve të tilla penale, e deri tek mangësitë ligjore të aktakuzave dhe aktgjykimeve të gjykatave. Analiza zbulon se nga periudha qershor 2019- gusht 2021, nga Prokuroria Special ka ngritur numër të vogël të aktakuza për krim të organizuar, janë dorëzuar vetëm 10 vepra penale, ku numri më i madh i tyre lidhen me narkotik. Ndërsa, gjykatat nga gjithsej 60 lëndë ka zgjidhur vetëm 5 lëndë të vitit 2019. Kjo analizë jep vërejtje serioze në procedurën e procedimit të rasteve sepse konstatohet që gjatë procedimi i rasteve të krimit të organizuar ato nuk përshkruajnë qartë veprimet inkriminuese të të akuzuarve prandaj ata i shpëtojnë me lehtësi masës ndëshkuese.

Ndërsa sipas të dhënave zyrtare të pranuara, në vitin 2021, është përfunduar vetëm një lëndë në kuadër të Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kurse gjykatat tjera që kanë në punë raste të tilla nuk kanë arritur të zgjidhin asnjë prej tyre. Gjatë monitorimit është vërejtur se të gjitha gjykatat, e në veçanti Gjykata Themelore në Prishtinë, pavarësisht numrit më të madh të rasteve, nuk ka caktuar seanca në formë konsistente ndaj personave që janë duke u gjykuar për këto vepra penale në mënyrë që lëndët e tyre të përfundojnë brenda një kohe të arsyeshme. Në bazë të të dhënave të monitorimit nga IKD, për periudhën raportuese qershor 2019- dhjetor 2020, nga 27 raste të krimit të organizuar që kanë qenë në punë janë mbajtur vetëm 80 seanca. Ndërsa përgjatë vitit 2021, gjithsej 79 seanca, prej të cilave 55 janë proceduar me rregull ndërsa 24 seanca kanë dështuar të mbahen.

Kjo analizë ngrit shqetësimin për mos mbajtjen e seancave për rastet e krimit të organizuar, veçanërisht në disa raste për të cilat aktakuzat janë ngritur para 5 viteve apo më shumë, siç është rasti “TOKA apo rasti VIZAT”. Sipas vlerësimit të bërë në analizën e pa varur, del se ky veprim është tejet shqetësues pasi shpërfaq neglizhencën e kësaj gjykate në luftimin dhe sanksionimin e krimit të organizuar. Mungesë efikasiteti në këtë fushë përgjatë monitorimit sistematik të sistemit prokuroria dhe gjyqësor, është hasur edhe te Gjykata Themelore në Mitrovicë e cila ka një mungesë pothuajse absolute të efikasitetit në zgjidhjen e rasteve të krimit të organizuar. Përkundër faktit se kjo gjykatë në këtë periudhë ka pasur në punë 16 lëndë të krimit të organizuar, ka përfunduar vetëm një të tillë. Në këtë gjykatë, gjatë periudhës raportuese janë caktuar vetëm 8 seanca, prej të cilave 2 janë mbajtur, 3 janë anuluar paraprakisht dhe 3 kanë dështuar.

Prandaj analizat e tillë janë edhe një argument akoma më i fuqishëm që duhet ti shërben në të ardhmen procesit të vlerësimit dhe pastrimit të drejtësisë me ligjin Vetting sepse nuk do mend që shumë raste të rënda neglizhohen në marrëveshje të thellë korruptime me grupet kriminale në lidhjet e fshehta prokuror, gjykatës dhe avokat, raste që blihen apo shiten me qindra e mijëra euro, për tu parashkruar rastet apo për tu zhdukur e zhvlerësuar provat. Detyre e kësaj Qeverie duhet të mbetet spastrimi i institucioneve të drejtësisë dhe të tjerave nga krimi në përgjithësi, dhe atëherë kjo qeveri tani edhe gjatë do ta qeverisë këtë vend, sepse populli është lodhur me qeveritarët e inkriminuar në krime.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".