
Lexoni edhe:
Pas fillimit të zbatimit të marrëveshjes për tabelat, vjen presioni për dialog të shpejtë
Shkruan: ANALISTI- Skënder Mulliqi
Pas të gjitha zhvillimeve në veri të Kosovës, tash me të drejtë shtrohet pyetja së kush fitojë dhe kush humbi më marrëveshjen për targa? Disa mendojnë së Beogradi është fitues , kurse një shumicë mendojnë së fitues në marrëveshje doli Prishtina zyrtare. Kërcënimi në Veri më ushtri dhe mjete të rënda luftarake, dhe më barrikada nga ana e Serbisë, u bë edhe në kuadër të propagandës së Vuçiqit, për ti frikësuar shqiptarët. Loja më zjarr e Serbisë , ishte fotografi e shovinizmit serbomadh.
Një spektakël i tillë të demonstrimit të forcës në kufi më Kosovën, Vuçiq e bëri edhe për konsum të brendshëm politike, së po I dobësohet pozicioni i tij. Ky diskurs politikë propagandistik së bashku më Rusinë , është paralajmërim së Serbia, nuk ka hequr dorë nga planet për Serbi të Madhe. Vuqiqi po i ngjallë forcat ultra nacionalistë në Serbi .Këtë koncept politikë e ka trashëguar nga Shesheli dhe Millosheviqi. Ne veri, u mundua ti jap zjarr gjendjes, për të krijuar edhe favore në terren ,kur vjen koha e vazhdimit të bisedimeve.
Me marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel më ndërmjetësimin amerikan mendoj, së Kurti doli superior ndaj Vuçiqit, kur dihet së kryeministri I Kosovës, në këtë drejtim ka përkrahjen e Evropës dhe të Amerikës .Shumë është djersitur shovinisti Vuçiq këto ditë, madje edhe u sëmur nga humbja që e pësoi. Nuk i kanë dalë hesapet siç i ka planifikuar më Kurtin. Lojërat karikaturiale të luftës në veri , bën që ai të dalë më shumë humbës, së sa fitues .Synimet e Kosovës u arritën më aplikimin e reciprocitetit ,më statusin e njëjtë të tabelave RKS në Serbi, dhe në Kosovë. Drama në veri përfundojë më marrëveshje të nënshkruar nga ndërmjetësi amerikan, Eskobar. Më këtë marrëveshje 6 mujore më shumë u plotësuan kërkesat e Kosovës së sa kërkesat e Serbisë!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".