Pas marrëveshjes për targat, si do të arrihet për paqe dhe njohje me Serbinë?
Skender Mulliqi
Shkruan: Analisti-Skënder Mulliqi
Konflikti shqiptaro –serb është i vjetër, dhe kjo po vazhdon edhe sot. Pse? Sepse populli serb shtetin e ka lënë në duar të ultra nacionalizmit të errët, dhe më të tillët edhe pse po zhvillohen bisedimet që shumë kohë , zor të arrihet ndonjë marrëveshje paqeje. Nuk do të këtë më gjasë pajtim më Serbinë, deri sa në anën serbe gjinden kriminelët në pushtet. Nuk është pa faj as bashkësia ndërkombëtare e cila mirë e dinë biografinë kriminale të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Dhe, kur ana serbe ka përfaqësues të tillë në bisedime , shumë vështirë do të jetë që do të ketë marrëveshje më Serbinë edhe për shumë kohë. Incidenti i fundit në veri të Kosovës, pas vendosjes së reciprocitetit për targa nga ana e Kosovës, të një marrëveshjeje e cila ishte nënshkruar në vitin 2016, e Vuçiqi nuk e zbatojë , por e kërcënojë Kosovën më luftë, duke demonstruar forcën ushtarake në kufij. Ky është kërcënim më mëndje të zbrazët të një ultra nacionalisti të Sheshelit në pushtet, është edhe një kërcenim më pushkë të zbrazët. Kjo sigurisht së nuk i kontribuon paqes dhe as arritjen së marrëveshjes finale të cilën po e kërkon bashkësia ndërkombëtare.
Marshimi i forcave ushtarake serbe ne kufij, së bashku më ambasadorin rus, shpërfaqi premtimin ushtarak të Rusisë, për ndërhyrjen eventuale në veri të Kosovës. Zbutja e situatës së tensionuar erdhi pas arritjes së marrëveshjes të ndërsjellë për targa në Bruksel. Ne Jarinjë dhe në Bërnjak më barrikada , u luajtë lojë e ndyrë e Serbisë, së gjoja ushtria karikaturave e saj, mund të ndërhynte , për të bërë faktike “Zajednicën”, të cilën më ngulm po e kërkon Vuqiq, dhe të cilën na e lanë si barrë të rëndë të dera, Thaçi dhe Mustafa.
Më situata të tilla teatrale dhe më një përfaqësues fashist në pushtet të Serbisë , zor është të zhvillohen bisedimet dhe takimet ,siç edhe u takuan në Slloveni, Vuqiq dhe Kurti .Serbia , u përpoq të tregojë rëndësinë dhe forcën të cilën faktikisht nuk e posedon. Por, që ky argëtim i shovinistit të Beogradit Vuçiq më armë të rrezikshme, nuk do ti falët nga ndërkombëtarët, të cilëve iu dha ultimatum. Një ekspeditë e dështuar e tillë ushtarake , nuk është në interesin e popullit serb, në përgjithësi, dhe as në interesin e minoritetit serb në Kosovë në veçanti.
Pushteti në Serbi po i bënë ata mish për top. Po i fut në një lojë të rrezikshme duke iu komplikuar jetën më shqiptarët, për interesa të veta, dhe nga logjika ekspansioniste, nga e cila nuk është liruar. Pajtim dhe paqe të sinqertë më Serbinë mund të këtë kur në krye të këtij shteti do të vijnë , forcat e reformuara politike , të cilat e pranojnë gjenocidin e shkaktuar mbi shqiptarët në luftën e fundit, i pranojnë dëmet e luftës, dhe e pranojnë pavarësinë e Kosovës…
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".