Lexoni edhe:
Kërkohet heqja e orës policore dhe maskës, këto janë masat që u diskutuan sot
Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Ternava
Qytetet e pasluftës me ndërtimet e tyre të larta, sikur Prishtina, tani qartë shihen dhe vërehen se e patën qëllimin të ndërtohen ndërtesa të shpeshta dhe të larta për përfitime të shumta të ndërtuesve, të cilët e patën qëllimin vetëm ndërtimin e ndërtesave pa parapa vende gjelbërimi, sikur që janë parqet e ndryshme, terrenet sportive , parkingjet, që s’paku të ju përngjajnë qyteteve evropiane ku parashihen që të ketë sa më shumë gjelbërime me drenjë dhe rrugë të gjera dhe parkingje për vetura dhe staza për biçikleta dhe hapësira tjera relaksuese.
Kërkohet heqja e orës policore dhe maskës, këto janë masat që u diskutuan sotLexoni edhe:
-Mjerisht tani në këto rrethana në çdo qytet të Kosovës, në të gjitha kohët kur frekuentohet komunikacioni, gjithnjë haset në pengesa të tjera, për shkak të rrugëve të ngushta që ashtu i kanë lënë, dhe kohë të tërë nuk mund të zbrazen rrugët nga ato pengesa që krijohen nga veturat në komunikacion, sepse ata që i kanë parapa ndërtimet e kishin qëllimin kryesor që vetëm të ndërtojnë ndërtesa për përfitimet e tyre dhe mos të harxhojnë hapësira në rrugë, që e kishin si qëllim vetëm pasurimin e tyre në ndërtimtari.
Kështu është bërë krim urban edhe në Prishtinë për 8 vjet të Qeverisjes së Shpend Ahmetit. Tani po ka pengesa nga ato ndërtime të ngritura shumëkatëshe që tani ndërtesa të ndërtuara afër njëra tjetrës i pengojnë nga afërsia e tyre, dhe nuk ka ndriçime dhe rrezatime fare nga dielli sepse janë të ndërtuara tepër afër njëra tjetrës, prandaj në shume raste dritaret e njërës ndërtesë nga ndërtimi i afërt të ndërtesës tjetër, tërë kohen janë nën hije. Rastet e ndërtimit në Prishtinë e kanë këtë dobësi, sikur u shpjegua, prandaj janë duke u “amnistuar” qeverisja e keqe, e dështuar dhe e tej inkriminuar e Shpend Ahmetit në Prishtinë, jo vetëm nga institucionet e kapura të drejtësisë, por politikisht edhe nga kandidatët për kryetar komunë nga të gjitha subjektet politike garuese për Prishtinën, pasi që asnjëri prej tyre, së pakut deri më tani, me programet që po i shpalosin, nuk i ka vënë theks përgjegjësisë penale e personale menaxheriale të udhëheqjes së komunës për dy mandate nga Shpend Ahmeti.
Mbretëria e Bashkuar me rregulla të reja për qytetarët që vijnë nga KosovaLexoni edhe:
Degradimi dhe shkatërrimi, ngufatja me ndërtime të larta, vetëm sa po marrin përmasa të shfrenimit të plotë në këtë fund mandati të kryetarit Ahmeti. Madje së fundi është filluar edhe një ndërtim i ri, prej më shumë se dy javësh, nga Ndërmarrja Publike Banesore SH.A. Prishtinë, në lagjen Lakërishtë afër rrethit, objekti i së cilës është shkatërruar me ekskavatorë, janë shkulur drunjtë shumëvjeçarë dhe groposur hapësira gjelbëruese duke e përgatitur tereni për të ndërtuar objekte shumëkatëshe banimi, kundër të cilit projekt kanë protestuar dhe vazhdojnë të protestojnë pa ndalë qytetarët, sepse punimet që po zhvillohen aty rrezikojnë edhe shëndetin e qytetarëve nga rrënimet e objekteve me kulm azbesti kancerogjen pa respektuar asnjë masë mbrojtëse, në kohën kur Inspeksioni komunal nuk funksionon fare në atmosferë fushate.
Lejen për ndërtim të objekteve e ka dhënë Komuna e Prishtinës që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti por qytetarët ankohen se nuk ka pasur konsulta as njoftim për atë projekt, gjithçka është zhvilluar tinëzisht dhe pa transparencë, pa asnjë njoftim për mënyrën se si është dhënë pëlqimi, çfarë procedurash janë ndjekur, por duke i sjellë ata para aktit të kryer. Kjo masakër urbanistike po ndodhë pikërisht disa metra përballë Gjimnazit “Xhevdet Doda”, ku nuk ka fare hapësira të gjelbëruara e as ndonjë park për nxënësit e kryeqytetit që frekuentojnë shkollën dhe për mijëra banorët e kësaj lagjeje edhe ashtu të ngulfatur nga ndërtimet. Për pasojë të kësaj katrahure që po ndodhë aty, me lejen e pa kushte dhe pa kritere të dhënë nga e Shpend Ahmeti, Shkolla "Xhevdet Doda" është e mbyllur për shkak të rrezikut nga pasojat helmuese të rrënimeve nga Ndërmarrja Publike Banesore të kulmeve të azbestit, nga pluhuri i të cilave ekspertët kanë alarmuar rrezik helmimi.
Etja për përfitim në këtë fund mandate nga Shpend Ahmeti, përmes ndërtimeve pa kritere dhe pa kontroll, me betonizim që sjell përfitime të majme për grupet e interesat, jua ka mbyllur sytë qeveritarëve të korruptuar komunal, klienteles së Shpend Ahmetit në këtë fund mandate. Është e pa kuptueshme pse po i heshtin skandalet e tilla kandidatët për kryetar që njëri prej tyre do ta zë vendin e Shpend Ahmetit.
Me bazë po dyshohet se ata janë duke bërë fushatë vetëm për interesin e tyre, pa shikuar se çfarë do të kenë të trashëguar nga qeverisja e inkriminuar këta kandidat që janë në garë për të parin e Prishtinës, të përqendruar në fushatë zgjedhore, duke filluar nga Daut Haradinaj, i pari e ka nisë fushatë, Përparim Rama. Uran Ismaili dhe Arben Vitia, të cilët nuk po tregojnë nëse kanë ndonjë plan konkret për këtë problem dhe të tjera të ngjashme, që do të denoncojnë krimin urban të cilin e ka shkaktuar Shpend Ahmeti apo do të lejojnë të vazhdohet i njëjti avaz, duke hedhur fajin te qeverisja e kaluar së Shpend Ahmeti në ikje dhe duke thënë se qeveritarët ikën dhe tash ka kush përgjigjet.
Me këto veprime të deritashme në ndërtimtari, në të gjitha qytetet e sidomos në Prishtinë, është vepruar totalisht jashtëligjshëm që për qëllim ata Kryetar komunash me arkitekt komunal dhe ndërtues në të kaluarën e kishin qëllimin vetëm për pasurimin e tyre, dhe jo rastësisht pas lufte për hir të ligjshmërisë që iu përmbajt Rexhep Luci, për ndërtimin e Prishtinës, atyre që iu pengoj e likuiduan dhe me këtë iu dhanë mësim që kush nuk i dëgjon të fortit e shtetit e njëjta gjë ka për ti gjetur edhe të tjerët, dhe ky rast nuk u ndriçua asnjëherë deri me tani, dhe nga atëherë e deri më tani tash, qyteti është katandisur me ndërtimin e paligjshëm, që në të ardhmen do të harxhohen para më shumë për përmirësime dhe rrëzimin e atyre ndërtesave gabimisht të ndërtuara, që të parët kanë përfituar pa masë në ato ndërtime që tani duhet të përmirësohen ato gabime trashanike në të kaluarën. Prandaj ishte dashur për të gjitha ato gabime në ndërtimtarin e ndërtesave të larta dhe të tjerave të ushtrohen hetimet nga prokuroria, dhe përfituesit të përgjigjen para gjyqit e nëse dalin fajtor edhe pasuria e tyre të ju konfiskohet.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".