Lexoni edhe:
Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, akt i tradhtisë kombëtare nga Hashim Thaçi
Shkruan: ANALISTI-Skënder Kapiti
Është njollë tepër e keqe, e rrezikshme në vlerësimin ndërkombëtar, kur një shtet shenjës trohet si vend i kultivimit dhe trafikimit të drogës, dhe ku droga është shndërruar në edukatë, kulturë e biznes masiv. Atëherë aty detyrimisht prej tyre asgjësohen bizneset e tjera jetike ekonomike ,industriale e bujqësore etj. Aty ku sundon biznesi i drogës vendi mbetet i prapambetur ,në mos zhvillim, vendi zhytet në papunësi e varfëri dhe prandaj si Shqipëria ashtu edhe Kosova janë vendet e para në rajon prej të cilave njerëzit marrin arratinë dhe eksodin.
Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, akt i tradhtisë kombëtare nga Hashim ThaçiLexoni edhe:
Ato se çfarë deklaroi pak ditë më parë Ministri i brendshëm i austriak Karl Nehammer gjatë vizitës së tij në Shqipëri janë më se të vërteta, por jo se nuk diheshin dhe se nuk janë thënë e deklaruar edhe më parë. Madje edhe më keq akoma ku medie ndërkombëtare dhe politikanë të huaj Shqipërinë e kanë quajtur Kanabistan. Është shumë e dëmshme fakti kur politikanë , shtetarë dhe media prestigjoze botërore pasqyrojnë një imazh kaq të zi për Shqipërinë për trafikim qeniesh njerëzore, për vend i cili radhitet i pari në rajon për numrin e kërkesave për azil në BE si dhe sidomos për kultivimin dhe trafikimin e drogave. Është mjaft shqetësues fakti se media austriake . shkruan se Durrësi është kthyer në një nga portet e kalimit të drogës nga Amerika Latine në Evropë përmes kompanive të bananeve. Biznesi i drogës është i kudo ndodhur në Shqipëri- nënvizon ajo.
Sukseset e Qeverisë Kurti po i çmendin ish-pushtetarët e korruptuar nga populli!Lexoni edhe:
Pra Shqipëria është kthyer në një vend ku gëlon biznesi i drogës dhe si qendër e mbërritjes dhe shpërndarjes së refugjatëve nëpër Evropë, gjë e cila vërteton se në Shqipëri sidomos, por edhe në Kosovë jo vetëm se nuk funksionon ligji e as drejtësia por kjo do të thotë se nuk funksionon shteti, apo më saktë shteti me strukturat e tij është në shërbim dhe në funksion indirekt pas drogës e trafikimit të qenieve njerëzore.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".