BE-ja pa unitet, ka probleme të mëdha të brendshme!

BE-ja pa unitet, ka probleme të mëdha të brendshme!
BE-ja pa unitet, ka probleme të mëdha të brendshme!

Muhamet Kelmendi

  • 09 October 2021 - 10:22

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Bashkimi Evropian si mekanizëm i ndërtuar ka dështuar në shumë drejtime dhe tash po dalin kundërthëniet në dritë. Raportet midis shteteve në BE janë me kundërthënie dhe me interesa të mëdha dhe të kundërta. Pikërisht këto kundërthënie ndikuan që Anglia me referendum të dali nga BE.

Tash është një luftë e ashpër midis shteteve të Unionit në fushën politike, në atë ushtarake, në ekonomi, në qarkullilin e mallrave e në fusha të ndryshme. Kundërthënjet midis shteteve janë të dukshme. Në çështjen e zgjerimit ka gjithashtu kundërshtime. Një grup i shteteve janë për zgjerim, grupi tjetër kundër dhe i treti qëndron në pasivitet. RFGJ donë zgjerim.

Franca, Holanda  Danimarka e Spanja janë kundër zgjerimit. Ka edhe shtete, si Greqia, Bullgaria etj., që kundërshtojnë zgjerimin për shtete të veçanta. Para dyerve të BE-së po pret Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Interesat e shteteve në BE janë të ndryshme ndaj këtyre shteteve.

Disa janë kundër liberalizimit të vizave  ndaj Kosovës. Kjo për faktin se nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës apo për faktin se donë të kenë raporte a kane marrëdhënie me shtetin serb.Kjo pozitë e ka vështirësuar shumë liberalizimin e vizave.  Kemi raste kur edhe pse janë plotësuar kushtet nuk hapen negociatat. Këtu është Shqipëria e Maqedonia e Veriut. I kanë plotësuar kushtet. Bullgaria është kundër hapjes së negociatave.

Ka shtete të BE-së, si Franca, Spanja, Holanda e Danimarka që janë kundër çdo hapje të mëtejshme. Dhe, këtu është fjala për Ballkanin Perëndimor. Mbi kundërthëniet e brendshme të BE, në Slloveni u gjet një kompromis në hapjen e BE-së në Ballkanin Perëndimor.  Vendimi ishte për hapjen, pa afate, pa kushte dhe me një kohë shumë të gjatë dhe të pasigurte. Ky vendim ishte vendim i kompromisit të brendshëm të BE-së. Me atë nuk u mbyllen dyert po nuk u hapen gjithashtu.

Mbeti çështja në hapësirë, pa u konkretizuar dhe me gjendjen aktuale që nuk mund të konkretizohet gjatë. Ndarjet e shteteve dhe grupet e interesit të krijuara në Union janë te mëdha. Se paku tri grupe janë: Prinë grupimi i Francës në përkrahje nga Spanja, Holanda, Danimarka. Vjene grupi gjermano folës me RF te Gjermanisë. Dhe, është grupi i tretë, shumë i dobët, pa ndikim, me Poloninë, Hungarinë etj. Se si do te zhvillohen raportet në Union është vështirë të mendohet dhe të ipet një përgjigje.

Tash për tash e ardhmja e BE është e paditur dhe vetë shtetet themeluese nuk dinë se si do jetë Unioni. Këtu është shkaku i lënë anash të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe kështu do të vazhdon gjendja edhe më tej. Kjo ka krijuar pasiguri dhe midis shteteve ka kundërthënie të thella dhe nuk dihet e ardhmja. Këtu është edhe konflikti dhe mos zgjidhja e çështjes së Kosovës me shtetin serb. BE është jo unike në këtë çështje. Ka shtete për dhe kundër pavarësisë së Kosovës. Kemi edhe shtete që e kanë njohur shtetin e Kosovës dhe tash janë jo në anën e shtetit. Po punojnë për ndarjen e Kosovës apo kërkojnë që Kosova të lëshoj në raport me shtetin serb. Konflikte kemi edhe midis shteteve tjera në Ballkanin Perëndimor.

Tash është shumë aktive hegjemonizmi serb në Mal të Zi dhe në Bosnjë e Hercegovinë. Atje veç kanë dalur në pushtet. Priten konflikte. I thash këto për të treguar se BE me politikën refuzuese ndaj këtyre shteteve ka krijuar terren për konflikte midis shteteve dhe ato do të thellohen edhe më shumë.Mos anëtarësimi në Union ndikon edhe më ashpër në këto konflikte midis shteteve te Ballkanin Perëndimor.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".