Samiti i Beogradit dhe kalkulimet diplomatike të serbisë!...

Samiti i Beogradit dhe kalkulimet diplomatike të serbisë!...
Samiti i Beogradit dhe kalkulimet diplomatike të serbisë!...

Ismail Muçiqi

  • 12 October 2021 - 09:26

Shkruan:Ismail Muciqi

Politika serbe gjithmonë gjatë historisë ishte e ndërtuar në shtyllat e konspiracionit dhe të tradhtisë, duke i dëmtuar interesat e popujve tjerë jashtë kufijve të serbisë. Sot në Beograd fillojë i ashtuquajturi [Samit] i vendeve.. të pa inkuadruara, të cilat politika e tyre shtetërore dhe zhvillimi ekonomik, dhe kulturor i ngjasojnë shekullit të kaluar. Vuqiqi dhe politika hegjemoniste pas 60 viteve po mundohet ta rikthejë kohën dhe historinë të ish vendeve të bllokut të painkuadruarve të cilat në atë kohë i bashkuan tre ish liderët e kohës Tito ish President i Jugosllavisë,

Presidenti Naser i Egjiptit dhe ish Kryeministri i Indisë Nehori. Ky i ashtuquajturi [Samit] po mbahet në kohë dhe rrethana krejtësisht të ndryshme si në aspektin gjeopolitikë, gjeostrategjik dhe në aspektin e doktrinës ushtarake. Duhet theksuar se koncepti politikë i ish vendeve të pa inkuadruar të cilat si mision kishin ruajtjen e paqes në Botë, avancimin e të drejtave të njeriut dhe luftën kundër kolonializmit. Vuqiqi duhet ta dijë se politika dhe rendi i ri Botëror tani kanë ndryshuar rrënjësisht.

Me ramjen e murit të Berlinit, ra edhe sistemi komunistë dhe doktrina e ti. Kështu shumë shtete të bllokut komunistë të cilët ishin pjesë e bllokut të lindjes dhe paktit ushtarak të Varshavës tani janë rreshtuar dhe janë bërë pjesë e vlerave demokratike perëndimore dhe pjesë e Bashkimit Evropian dhe anëtaret e Aleancës të NATO-së. Vuqiqi dhe klani i ti duhet ta mësojnë më mirë historinë dhe të kaluarën e sistemit bolshevik – komunistë sistem ky të cilin e braktisën edhe vet shtetet anëtare dhe përbërëse të Bashkimit Sovjetik.

Cilat janë interesat e serbis nga ky [Samit].?!

po mundohet ta emitojë ish liderin e ish Jugosllavisë Josip Broz Titon imagjinata e sëmurë e ti, duke u eksponuar si lider i cili e kultivon paqen dhe demokracinë, duke qëndruar neutral ndaj lindjes dhe perëndimit. Përmes këtij [Samiti] dhe diplomacia e ti po bëjnë përpjekje që ti shantazhojn dhe manipulojnë diplomatët e këtij [Samiti] kundër Pavarësisë së Kosovës dhe njohjes ndërkombëtare të saj.

Në këtë drejtim diplomacia serbe është e shkaftë që përmes gënjeshtrave dhe të pavërtetave, të ndikojë në qëndrimin dhe pozicionimin e disa Shteteve Afrikane dhe të lindjes të cilat ende jetojnë me botëkuptimet e mesjetës. Është interesant të theksohet se pjesëmarrja në këtë tubim të Ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Llavrov tregon më së miri se Rusia dhe serbia po mundohen të krijojnë aleanca përmes këtij [Samiti] i cili ka karakter puro politikë duke u munduar të krijoj rivalitet ndaj perëndimit.

Që të themi në fund kjo është serbia e cila i bëri tri lufta duke bërë gjenocid, e tani prapë udhëhiqet nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Millosheviqit. Kjo është serbia e cila përmes politikës hipokrite po përfiton fonde nga Bashkimi Evropian, e në anën tjetër është e lidhur ngushtë me Rusin dhe interesat e saj në Ballkan. Se deri kur gjelatët të shndërrohen në viktima dhe të bëhen faktor në politikën globale do të presim qka do të sjell e ardhmja!.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".