Lexoni edhe:
Kështu po i përgatitë prokuroria themelore e Prishtinës, skenarët e zhvlerësimit të aktakuzave të ngritura!
Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri
Krejt kjo sallamadi, dëshmon që është mashtruar se kinse leja i është lëshuar NPB-së, e në fakt del se i është leshur krejt dikujt tjetër, kështu që në të gjitha këto procedura vendimmarrëse ka përgjegjësi penale të shkeljes së ligjit, ndaj vet institucionet e drejtësisë duhet të merren drejtpërsëdrejti me këtë skandal”, për çka ministri Aliu është zotuar se nga ana e kabinetit të tij, do të ketë bashkëpunim të plotë dhe ofrim të materialeve të nevojshme që dëshmojnë këto shkelje dhe përgjegjësi penale.
-Pas skandaleve më të reja, duket se goditjen e madhe dhe shumë serioze, ashtu siç edhe e ka merituar, përfundimisht do ta marrë kryetari i inkriminuar i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, duke rrezikuar që të përballet keq edhe me drejtësinë, për shkak të dallavereve me lejen e ndërtimit të lëshuar në kundërshtim me ligjin, në lagjen Lakrishte, në pronën e Ndërmarrjes Publike Banesore.
Ndaj për këtë arsye, me urdhër të Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, janë bllokuar edhe punimet, duke kërkuar anulimin e të gjitha lejeve të lëshuara nga komuna për këtë rast, pas reagimit të pareshtur të qytetarëve dhe alarmin e rrezikut për helmim nga azbesti për shkak të rrënimit të objekteve të mbuluar me kulm nga materiali i azbestit. Madje Ministri Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, bazuar në reagimin e qytetarëve kundër punimeve të filluara në këtë objekt, ka deklaruar se do të kërkojë edhe nga Prokuroria për ti hetuar të gjitha procedurat që kanë ndjekur zyrtarët e komunës dhe ata në Ndërmarrjes Publike Banesore, që është në pronësi të komunës.
Kjo është e domosdoshme për hetimin e vendimit për rrënim të objekteve dhe dhënien në shfrytëzim të pronës publike, pa asnje baze ligjore kompanisë private për ndërtim të objektit me ndërtim të lartë, afarist e biznesor, në bashkëpronësi me Ndërmarrjen Publike Banesore dhe operatorit-e kompanisë private, në përmasat prej 64% në favor të kompanisë Private dhe vetëm 36% për shfrytëzim nga Ndërmarrja Publike Banesore.
Për aq më tepër, Ministri Aliu ka theksuar se të gjitha veprimet që janë ndërmarr në këtë rast, nga Komuna dhe nga NPB-ja, janë veprime që bien ndesh me ligjin dhe implikojnë përgjegjësi penale, prandaj ka kërkuar që ky rast të adresohet drejtpërsëdrejti nga institucionet e drejtësisë dhe Prokuroria përkatëse, duke siguruar ofrimin e të gjitha provave, dëshmive dhe fakteve që implikojnë veprimet penale dhe të ndëshkueshme lidhur me aferën e fundit të Shpend Ahmetit vetëm pak ditë para përfundimit të mandatit?!
Të korruptuarit mashtrojnë, nuk mund të flasin për betejën antikrim e anti-korrupsionLexoni edhe:
Ministri Aliu ka theksuar se askush nuk ka të drejtë që në mënyrë të tërthortë, si kjo, të privatizojë pronën publike sikur që kanë vepruar NPB-ja në bashkëpunim me Komunën e Shpend Ahmetit. Kjo për shkakun se dhënia në shfrytëzim e hapësirës prej 64% të objektit që do të ndërtohet, dhe mbajtja e 36% në pronësi të NPB-së, nuk mund të konsiderohet veprim tjetër përveçse privatizim i kundërligjshëm, pasi që edhe 36 % e pjesës së NPB-së do të shitej nga ana e kësaj ndërmarrje dhe kështu prona publike e Komunës, vetëm me vendime administrative, që janë në kundërshtim të plotë me ligjin, do të përfundonte ilegalisht, në pronësi private.
Siç shprehet Ministri Aliu, Drejtoria e Urbanizmit edhe mundë të jetë mashtruar për lejet e lëshuara për objektin e NPB-së në Lakrishtë, për lejen Mjedisore, atë të rrënimit të objektit, apo edhe lejen e ndërtimit, por sidoqoftë askush nuk mundë të amnistohet nga implikimet penale në këtë rast, me të cilat duhet të merren drejtpërsëdrejti institucionet e drejtësisë. Edhe gjatë trajtimit të dokumentacionit është kuptuar se leja është lëshuar nga komuna me 16 gusht të këtij viti, ndoshta edhe duke mos e ditur se ka sallonit, pra në një farë mënyrë është mashtruar drejtoria e urbanizmit të Komunës së Prishtinës.
Ndërsa poseduesi i kësaj leje është NPB-ja, prandaj dhe është kërkuar kompania që ka kryer rrënimin, e meqenëse një kompani private është hisedar si palë, i bie që te leja ndërtimore të figurojë edhe hisedari. Megjithatë leja mjedisore është lëshuar, pa një elaborat të plotë dhe posedues i lejes ndërtimore të lëshuar me datën 16. 08 2021, del se është Ndërmarrja Publike Banesore dhe Komuna e Prishtinës e cila ka leshu lejen për Ndërmarrjen Publike Banesore, pa e ditë që ka edhe një palë tjetër e cila çuditërisht, është e definuar me akt noterial, para se të aplikohet me leje ndërtimi. Krejt kjo sallamadi antiligjore , dëshmon që është mashtruar se kinse leja i është lëshuar NPB-së, e në fakt del se i është leshur krejt dikujt tjetër, kështu që në të gjitha këto procedura vendimmarrëse ka përgjegjësi penale të shkeljes së ligjit, ndaj vet institucionet e drejtësisë duhet të merren drejtpërsëdrejti me këtë skandal kriminal”, për çka ministri Aliu është zotuar se nga ana e kabinetit të tij, do të ketë bashkëpunim të plotë dhe ofrim të materialeve të nevojshme që dëshmojnë këto shkelje dhe përgjegjësi penale.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".