Ministri i Mjedisit Liburn Aliu duhet të ushtron kallëzim penal kundër Shpend Ahmetit,Dardan Sejdiut, Genc Bashotes dhe Ardian Ollurit për skandalin kriminal!

Ministri i Mjedisit Liburn Aliu duhet të ushtron kallëzim penal kundër Shpend Ahmetit,Dardan Sejdiut, Genc Bashotes dhe Ardian Ollurit për skandalin kriminal!
Ministri i Mjedisit Liburn Aliu duhet të ushtron kallëzim penal kundër Shpend Ahmetit,Dardan Sejdiut, Genc Bashotes dhe Ardian Ollurit për skandalin kriminal!

Dardan Grapci

  • 15 October 2021 - 06:50

Shkruan: ANALISTI- Dardan Grapci

Si duket, më në fund edhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu e ka kuptuar kush është me të vërtetë manipulatori dhe bashkëpunëtori kryesor I mafies kriminale të ndërtimit që e ka shkatërruar e demtuar Prishtinën për këto 8 vite mandate të qeverisjes, e ai po del të jetë lakuriq Shpend Ahmeti me kabinetin e tij të ngushtë të qeverisjes komunale të Prishtinës.



-Reagimi i Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, lidhur me të gjitha shkeljet ligjore e procedurale, për dhënien e lejes ndërtimore në lagjen e Lakërishtës në Prishtinë, duke konstatuar se aty ka edhe përgjegjësi penale, dëshmoi dhe vulosi faktin se me të vërtetë banoret e lagjes Lakërishtë me të drejtë e kanë kundërshtuar këtë ndërtim, duke e ditur që shumë objekte janë të vjetra, prandaj me rrënimin e tyre jo profesional, nga pluhuri i tyre jo vetëm që do helmohen nga kemikalet , por duke edhe do rrezikuar shëndetin, siç është materiali I azbestit dhe grimcat e pluhurit që krijohen me rastin e demolimit dhe shkatërrimit të tij me mjete të rënda , makineri ndërtimore

Duke konstatuar se gjithçka është vepruar në kundërshtim me ligjin, në këtë rast duhet ndaluar të gjitha veprimet dhe përgjegjësit të ndiqen penalisht. Ndërmarrja Publike Banesore dhe kompania ndërtimore private duhet që në mënyre ligjore të trajtohen, të ju merren të gjitha lejet e lëshuara nga komuna për të operuar në këtë tokë të pronësisë publike, madje kompanisë ndërtimore private edhe t’i hiqet licenca, kurse kallëzim penal dhe aktakuza për shkelje të ligjit të ngritët nga Prokuroria Speciale e Kosovës per korrupcion e krim te organizuar e te mirestrukturuar , sepse kemi të bëjmë me një rrjet të gjerë të bashkëpunëtorëve të interesit kriminal e për përfitim të përbashkët dhe personal. Prokuroria duhet tani edhe me këto fakte të siguruara nga Liburn Aliu, që të filloj menjëherë të jap urdhër për ndërprerjen e punimeve nga NPB-ja dhe Kryetari aktual Shpend Ahmeti, si dhe të hetohet seriozisht Shpend Ahmeti në lidhje me të gjitha këto akuza që janë kundër tij.

Gjithashtu Drejtoria e Urbanizmit duhet të kenë kujdes në të ardhmen se cilës kompani po i japin leje ndërtimore dhe të ambientit, të mos abuzohet me ligjin dhe të mos anashkalohet asambleja komunale, sikur në këtë rast. Mendoj që Drejtoria e Urbanizmit në Prishtinë tash duhet ta krijon një grup ekspertësh për të shikuar vendin dhe për ti intervistuar edhe banorët se a janë PRO apo KUNDER ndërtimeve të këtyre përmasave. E jo të ju jepet leja pa e ditur banori se çka po ndodhë aty, sikur që ka ndodhur tash kur kanë kundërshtuar dhe janë bllokuar punimet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".