Lexoni edhe:
Të mos amnistohen, të gjykohen publikisht vjedhësit e 2 milionave nga arka e shtetit
Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka bërë një punë shumë të mirë që nuk ka vonuar shumë dhe e ka ngritur aktakuzën në Gjykatën Themelore në Prishtinë për rastin e vjedhjes së 2 milionë eurove nga arka e shtetit. Të dyshuarit janë kapur në flagrancë dhe nuk ka asnjë arsye që rasti të zvarritet, të vonohet e të harrohet, aq me pak të zhvlerësohet e amnistohet. Le të gjykohet shpejtë dhe drejtë sepse u vodhën parat e taksapaguesve të shtetit
Ndonëse jemi mësuar që raste serioze të gjykimit të veprave penale për krim e korrupsion të zvarriten me vite, të vonohet dhe të zhvlerësohen deri në parashkrim, ose arsyetim për amnistim, nuk besoj që ky skandal i cili shihet bardh e zi të mbulohet dhe to të shpëton nga gjykimi i drejtë, por duhet të dënohet. Nuk besoj që kjo çështje do të zvarritet duke e ditur edhe peshën çfarë e ka PSRK-ja, prandaj kjo çështje duhet të përfundojë sa më shpejtë, ku Labinot Gruda dhe Kadri Shala të dënohen sipas ligjeve në fuqi, si dhe t’ju konfiskohen veturat dhe të hollat e tyre.
Të mos amnistohen, të gjykohen publikisht vjedhësit e 2 milionave nga arka e shtetitLexoni edhe:
L.G. dhe K.SH. duhen që të tregojnë ku i kanë lënë ato të holla ose çka kanë bërë me to, sepse ato financa i takojnë popullit e jo të plaçkiten e abuzohen prej disa individëve të cilët kanë dëshirë të pasurohen pa djersë e pa punuar asgjë brenda natës, ashtu sikur që janë mësuar duke e plaçkitur buxhetin e shtetit. Mafio-Politikanët e dimë që ndoshta do të provojnë të tentojnë që ta bllokojnë këtë proces, por i bëjë apel PSRK-s dhe Gjykatës Themelore në Prishtinë që mos të frikësohen, por le ta përfundojnë detyrën e tyre sipas betimit dhe Kushtetutës së Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".