A thua pse kjo tokë e ky popull nuk i don e as duron njerëzit e drejtë,e as luftëtarët e atdhetarët e ndershëm, por profiterat, hajnat, mashtruesit dhe tradhtarët e munafikët...!
Naim Miftari
Shkruan:Naim Miftari
Kryeministrin Albin Kurti duhet rrëzuar nga pushteti me çdo kusht pasi vetëm nga vjedhjet nga dogana dhe firmave shoqërore, ia ka heq krimit të organizuar nga dora mbi 1.000.000.000 miliard euro të hyra vjetore të mafias politike parasistemeve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, Nismas e AKR-së...( DOGANA,Trepça,Kek,KEC,PTK,APK,,)Jo vetëm me rrëzuar kryeministrin Kurti por s’u kanë keq hiq edhe me ndjek nga Kosova në ekzil, pasi kjo toka e jonë nuk i duron njerëzit e drejt, nuk i duron luftëtarët e tij, nuk i duron njerëzit e ndershëm e atdhetarët të pastër, pasi kjo tokë dhe ky popull i joni po nuk ke profiter, rrenc, i pamoralshëm, hajn, tradhtar, munafik i dikujt, kjo tokë ky popull nuk të donë, të shkel .... të ishte gjallë Hasan Prishtina, Gjergj Fishta e Fan Noli sot do t’i dënonim edhe një herë!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".