Kosova po e paguan me çmim të shtrenjtë sundimin nga bandat e legalizuara në qeverisjet e kaluara

Kosova po e paguan me çmim të shtrenjtë sundimin nga bandat e legalizuara në qeverisjet e kaluara
Kosova po e paguan me çmim të shtrenjtë sundimin nga bandat e legalizuara në qeverisjet e kaluara

Skender Mulliqi

  • 23 October 2021 - 17:02

Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi

Çmimi i mos përgjegjësisë dhe kriminalitetit është shumë i lartë. Mungesa e guximit dhe empatia shumicën e ka lënë në terr. Errësira mbi Kosovën hiqet kur shumica lëvizin fuqishëm përpara për të bërë ndryshime pozitive. Duket së ende nuk ka ardhur ajo kohë. Duhet të lindë një Kosovë më ndryshe. Një Kosovë në të cilën bëhet një jetë e vërtetë, një jetë shumë më aktive shoqërore politike, që do të ishte hap revolucionar në relacion më 20 vitet që i lamë mbrapa!

Koha nuk pret më. Kemi humbur shumë. Inteligjenca e bashkuar me qytetarët duhet të angazhohet  që të të lindë një Kosovë shumë më ndryshe! Sot në Kosovë, mençuria dhe guximi iu ka mbetur një kategorie bukur të vogël. Dihet, së truri dhe mençuria janë pakicë, kurse budallallëku shumicë! Kështu ndodhë kur nuk dimë dhe as nuk dëshirojmë ta kujtojmë të kaluarën tanë. Gjithçka  që është e mirë duhet përvetësuar, kurse çka është e errët duhet groposur sa më thellë. Nuk ka gjë më tragjike për një shtet dhe për një komb kur model bëhen banditizmat ! Kosova është bërë hapësirë e lëshuar, është bërë hapësirë e kaosit! Populli për shumë kohë u mbajtë në gjendje të frikës për të ardhmen. Po dominojnë në shoqërinë tonë më shumë hajnitë dhe korrupsioni, të cilat i legalizuan regjimet që i patëm.  Nuk patëm strategji të qartë së si të ecët përpara. Nëse populli u detyruan ti mbajnë maskat kundër pandemisë, politikanët moti i kanë hequr ato, duke paraqitur fytyrën e tyre të ftoftë si akulli! Në Kosovë po dominojnë pakënaqësitë e mëdha.

Do të duhej të bëhen ndryshime sistematike, që jetesa të mbrohet nga pa përgjegjësia! Çmimi i mos përgjegjësisë dhe kriminalitetit është shumë i lartë . Mungesa e guximit dhe empatia shumicën e ka lënë në terr. Errësira mbi Kosovën hiqet kur shumica lëvizin fuqishëm përpara për të bërë ndryshime pozitive .Duket së ende nuk ka ardhur ajo kohë. Duhet të lindë një Kosovë më ndryshe. Një Kosovë në të cilën bëhet një jetë e vërtetë, një jetë shumë më aktive shoqërore politike , që do të ishte hap revolucionar në relacion më 20 vitet që i lamë mbrapa! 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".