![](/uploads/kosova-sot/images/2021/October/25/200x200_auto_shpend_G.Q16341882021635146779.jpg)
Lexoni edhe:
Heshtjen e Shpend Ahmetit me skandalin e pronës së Ndërmarrjes Publike Banesore, ta thyen prokuroria e shtetit duke vepruar Ex-oficio me ngritje të kallëzimit penal!
Shkruan:ANALISTI - Naim Miftari
Rreth AKI-së e kam cekur dhjeta herë, me vite më herët se AKI është vetëm lodër e SHIK- ut të dikurshëm. Kjo do të thotë se “baba” i AKI-së është Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Ilmi Reqica, që përmes AKI-së dhe prokurorëve e gjyqtarëve, mafia politike, sidomos e PDK-ja, kontrollon dhe eliminon nga skena konkurrentët politik, por edhe konkurrentët e bizneseve duke ju qel rrugën Oligarkëve të tyre.
Edhe për Syrin e Popullit e kam cek para 4,5 viteve rresht se është prodhim i SHIK-ut, domethënë i treshes Thaçi, Veseli, Reqica. Qëllimi i tyrë ishte që përmes AKI-së, policisë,prokurorisë dhe gjyqësisë, ta bëjnë pastrimin e konkurrencës politike, e sidomos eliminimi politik të Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcës dhe shpartallimin e LVV-së duke e shpallur si organizatë terroriste dhe kriminele. Sa i përket reagimit të zëvendës ministrit të drejtësisë nuk di a ka të drejtë me rregulloren ligjore të një zyrtari, por si çështje ai ka të drejtë plotësisht për atë çka e thotë, kurse reagimi i KPK-së është i pritur duke ditur se si KPK-ja, sikurse edhe KGJK, sikurse prokuroria e gjyqësia komplet janë lodra e kukulla të PRONTO Mafies së PDK-së, deri dikund edhe të LDK-s e AAK-s.
Mos të harrojmë se KPK e ka zhagitur dhe është kah e saboton rregullisht VETINGUN që është duke e kërkuar Ministria e Drejtësisë rregullisht. Pra reagimi i KPK-së nuk është fare befasi pasi po të mos reagonte do të ishte befasi pasi dihet se edhe vetë KPK-ja është pjesë e Pronto Mafisë, domethënë janë lodra servil e kukulla të vendosura për ti kursyer e për ti mbrojtur politikanët e korruptuar të Kosovës duke filluar nga Thaqi,Veseli, Reqica, Grabovci, Mustafa, Hyseni, Haradinaj, Lekaj, Limaj, Pacolli etj. KPK është vetë pjesë e Mafisë dhe nuk mundë të sillet ndryshe edhe pse prokurorët e saj montojnë procese dhe eliminime politike por edhe eliminime fizika dhe nuk i japin fare llogari askujt deri më tani. Sido qoftë unë besoj se më së voni, deri kah mesi i vitit tjetër të gjithë do të fillojnë të japin llogari dalngadale.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".