Lexoni edhe:
Kështu mbaheshin sekretet kriminale në kasafortën private të Hashim Thaçit në zyrën presidenciale
Shkruan: ANALISTI- Dardan Grapci
Zbulimi i skandalit nga vetë ministri i linjës ka peshë të madhe ligjore dhe institucionale, prandaj këtë rast duhet ta heton me urgjencë prokuroria Speciale, kurse Gjykata Themelore në Prishtinë po ashtu me përparësi duhet ta hap rastin kundër Shpend Ahmetit. Veprimet nuk duhet vonuar, por të fillojnë të hetojnë e veprojnë menjëherë pas zgjedhjeve lokale të raundit të dytë që do të mbahen në Prishtine si rezultat i balotazhit në mes të LDK-s dhe LVV-s.
-Në këtë situatë të pritjes për ndërrim pushteti në nivel lokal, pas zgjedhjeve të 17 tetorit, Komuna e Prishtinës thuajse tashmë është pa Zot shtëpie. Kjo lloj gjendje e brishtësisë dhe boshllëkut institucional do të vazhdon derisa pas zgjedhjeve të raundit të dytë që do të mbahen në mes të muajit nëntor , të zgjidhet kryetari i ri, të funksionalizohet asambleja e re komunale dhe të niset me adresimin e përgjegjësive dhe detyrave që i ka pushteti lokal. Deri të përfundon raundi i dytë i zgjedhjeve vetëm mundë të spekulojmë sepse vetëm atëherë edhe zyrtarisht do të dihet se kush do të jetë Kryetar i ri i Prishtinës, dhe kujt do ti mbetet në dorë patatja e nxehtë e trashëguar nga Shpend Ahmeti.
Cili do kandidat që e merr pushtetin në Prishtinë, Arben Vitia apo Përparim Rama, e di që menjëherë do të detyrohen ta ngarkojnë Shpend Ahmetin për keqpërdorim të postit të Kryetarit dhe shkelje të ligjit dhe rregulloreve për ndërtim. Kompania private MadeGroupConstructcion nuk mendoj se është fajtor e as nuk mund të shpallet si e tillë, sepse sipas mendimit tim fajtori dhe përgjegjësi kryesor është Shpend Ahmeti dhe personat tjerë që janë marrë me negociatat për arritjen e marrëveshjes për çmimin, respektivisht për pjesëmarrje si aksionar të përbashkët në objektin që është planifikuar të ndërtohet aty dhe për të cilin është lëshuar leja.
Zbulimi i skandalit nga vetë ministri i linjës ka peshë të madhe ligjore dhe institucionale, prandaj këtë rast duhet ta heton me urgjencë prokuroria Speciale, kurse Gjykata Themelore në Prishtinë po ashtu me përparësi duhet ta hap rastin kundër Shpend Ahmetit. Veprimet nuk duhet vonuar, por të fillojnë të hetojnë e veprojnë menjëherë pas zgjedhjeve lokale të raundit të dytë që do të mbahen në Prishtine si rezultat i balotazhit në mes të LDK-s dhe LVV-s. Heshtja e Shpend Ahmetit pas deklarimit publik të ministrit Liburn Aliu është tendencë e përgatitjes së terrenit që të mos i ngarkohet përgjegjësia. Por një gjë dihet se Shpend Ahmeti nuk ka ku të ik, sepse koha për të jetuar në terr, dhe për të shkuar në burg për të gjitha që i ka bërë, e për ti paguar ato me burg, duke jetuar me kriminelët më famëkeq që i ka Kosova është shumë afër.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".