Qeveria të reflektojë, ti ndihmojë me nga 300 euro qdo familje Kosovare.!

Qeveria të reflektojë, ti ndihmojë me nga 300 euro qdo familje Kosovare.!
Qeveria të reflektojë, ti ndihmojë me nga 300 euro qdo familje Kosovare.!

Ismail Muçiqi

  • 27 October 2021 - 09:30

Opinion i kohës

Shkruan:Ismail Muciqi

Tri arsye imponojnë nevojën urgjente të Qeverisë së Kosovës për tu dal në ndihmë qytetareve. Koronavirusi pa mëshirë i goditi qytetaret e Kosovës dhe solli gjendje të jashtëzakonshme. Nuk ka familje në Kosovë që nuk është përballur me këtë epidemi. Shtetet e ndryshme të Botës përkatësisht Qeveritë përmes masave mbrojtëse dhe stimuluese i ka ndihmuar qytetareve të tyre përpos tjerash edhe duke ndarë fonde të jashtëzakonshme për individët dhe familjet e goditura nga pandemia.

Kjo gjendje bëri që qytetarët e Kosovës të përballen me vështirësitë e ndryshme në mbrojtjen e shëndetit të familjeve. Kështu për sigurimin e barërave dhe për shërbimet emergjente nga familja deri tek klinikat infektive shpenzuan mjetet e konsiderueshme financiare nga xhepi i tyre. Arsyeja e dytë e cila e obligon Qeverinë e Kosovës të ndërmerr masa urgjente është padyshim inflacioni i egër i cili ka depërtuar në xhepin e qdo familje Kosovare. Rritja e qmimeve të artikujve ushqimorë nga mielli [buka] , vaji dhe artikujt tjerë, kanë ndikuar edhe në reagimin e qytetareve për ti bërë ballë këtij inflacioni.

Faktori i tretë i cili e obligon Qeverinë e Kosovës që të ndërmarrë hapa për ta zbutur varfërinë ekstreme është padyshim edhe programi social i Lëvizjes Vetëvendosje programi strategjik i orientimit social liberal i Qeverisë së Kosovës. Arsyeja tjetër është Stina e Dimrit e cila po troket në derën e qdo familje Kosovare. Jemi dëshmitar se një numër shumë i madh i familjeve në Kosovë jetojnë nga asistenca sociale dhe nga ndihmat e Shoqatave Humanitare gjithandej Kosovës.

Është normale që në situatat e tilla Qeveria e Kosovës të ndaj një buxhet emergjent në shumë prej 300 eurosh për qdo familje në Kosovë. Ky do të ishte veprim human, njerëzorë dhe veprim shtetërorë i institucioneve të Shtetit. Kështu kanë vepruar shumë shtete të botës të cilat u përballen me Covid 19. Prandaj ndarja nga 300 euro për qdo familje Kosovare do ishte një veprim i duhur i cili sadopak në prag të Stinës së Dimrit do ta zbuste problemin e familjeve të cilat po ballafaqohen me krizën sociale dhe ekonomike. Kjo padyshim se do të ndikoj pozitivisht në uljen e tensioneve dhe reagimeve të qytetareve të cilët për shkak të inflacionit të lartë po shprehin revolt deri tek organizimi i protestave qytetare.

Në fund po theksojmë se në situatat e jashtëzakonshme të cilat kanë efekte negative në jetën e qytetareve Qeveria dhe institucionet e shtetit duhet të jenë në nivel të detyrës për ti kuptuar hallet dhe problemet e njerëzve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".