Lexoni edhe:
Kërcënimi që iu bë kryeministrit/ “35 mijë euro shpërblim kush e vret Kurtin”
Shkruan:ANALISTI - Hajrullah Ternava
Tani kur krimi i organizuar ka lëshuar rrënjë nëpër institucionet e Kosovës, në çdo situatë aty ku ngrihen aktakuzat për krime të renda, e ku janë të përfshirë ata që një kohë të gjatë i luajnë ato lojëra kriminale, që janë të zhytur në ato krime, për interesin e të “mëdhenjve dhe të të fortëve ” që i kanë punësuar në ato vende, ata gjejnë edhe mënyrat për të ju dalë në mbrojtje shërbëtorëve të tyre. Pra detyrimisht duhet të gjendet mënyra që të mbrohen kur ngrihen aktakuzat ndaj tyre, si dhe për veti të përfitojnë dhe të mos zbulohen në ato veprime deri në fund për ato veprime kriminale.
Mafio politika dhe nëntoka kriminale, me kohë i ka instaluar njerëzit e vetë në krye të institucioneve ne rëndësi publike dhe politike. Për këtë qëllim përgatitet mirë loja si mundësi që të parashkruhen rastet e lidhjes me krim të organizuar të mega aferave të mëdha të përfitimeve milionëshe, gjë që për këtë meritë do të lavdërohen dhe do të fitojnë edhe mirënjohje nga ata që ishin të mbrojtur. Për këtë arsye në shumicën e rasteve të proceseve për krim të organizuar dhe korrupsion, po vazhdon të luhet loja e pa ndëshkueshme dhe e pa hetueshme, loja e zvarritjes së pafundëshme e gjykimit të rasteve serioze për krim e korrupsion në gjykatat tona.
Kërcënimi që iu bë kryeministrit/ “35 mijë euro shpërblim kush e vret Kurtin”Lexoni edhe:
Lojërat vazhdohen me mungesa të të akuzuarve, pastaj Avokati, herën tjetër mungon dëshmitari, e një herë tjetër do të mungon edhe vetë përfaqësuesi i aktakuzës, prokurori etj. Gjithsesi se rastet e tilla janë, që po bëhen të panumërta në zvarritje të proceseve gjyqësore deri në parashkrim të rasteve, dhe pikave më të rënda të aktakuzave, janë raste të mirë menduara dhe të bëra pazare në mes të avokatëve prokurorëve, avokatëve dhe gjyqtarëve të korruptuar që me mjeshtri të madhe ja bënë avokatinë mbrojtëse krimit të organizuar. Rasti më i freskët i dështimit të një procesi gjyqësor për korrupsion është evidentuar në Gjykatën Themelore të Pejës ku ka munguar prokurori dhe është shtyrë gjykimi për korrupsion ndaj ish-drejtorit të Inspekcionit në Komunën e Pejës Demë Dashit për një seancë tjetër. Dashi, akuzohet nga Prokuroria e Gjakovës që nuk i ka përmbushur detyrat e tij si Drejtor i Inspekcionit në Pejë duke lejuar kështu ndërtime pa leje. Sipas aktakuzës Demë Dashi, akuzohet se nga data 07.05.2014 e deri me 14.11.2016, duke qenë në pozitën e personit zyrtar dhe atë Drejtor i Drejtoratit të Inspekcionit në Komunën e Pejës, nuk i ka përmbushur detyrat e tij zyrtare.
Aktakuza tutje sqaron veprimet e të akuzuarit të cilat bien në kundërshtim me ligjin mbi ndërtimin duke lejuar ndërtimin e katërmbëdhjetë (14) objekteve banesore pa leje si dhe me tejkalim të lejeve urbanistike duke i’u mundësuar përfitime të kundërligjshme pronarëve të këtyre objekteve. Vlen të përmendet se ky proces gjyqësor është duke u zhvilluar në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore të Pejës.
Shembja e krimit të organizuar vjen me tërmetin që do ta godet kupolën e AKI-së!Lexoni edhe:
Rastet e tilla sikur që po ndodhin në praktikat gjyqësore janë pikërisht rastet e tillë për të cilat duhet të ashpërsohet përgjegjësia disiplinore edhe ndaj gjykatësve dhe prokurorëve bashkëpunues me krimin e organizuar, nga mos puna e të cilëve në vijimësi Kosova renditet edhe në raportet e organizatave ndërkombëtare shtet i dështuar në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Prandaj rastet e tilla të krimit të organizuar sikur u shpjeguan po e ngadalësojnë lëvizjen e shtetit drejtë BE, dhe jo rastësisht tani jemi shteti më i izoluar në botë, dhe deri sa nuk luftohen këto dukuri kriminale nëpër institucionet shtetërore pamëshirshëm, imazhi i Kosovës do të mbetet i tillë sikur që është deri më tani.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".