Lexoni edhe:
Prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar, avokat mbrojtës të krimit të organizuar!
Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi
Pavarësisht se si krijohet ky Asociacion, shkatërrohet Republika në funksion të shtetit dy shkallës. Ashtu zhduket shteti unitar dhe formohet një shtet jo funksional. Në fakt më mirë është atëherë të shkohet nga tërheqja e vijës së re kufitare me shtetin serb.
Qëndrimet e faktorit ndërkombëtar për Kosovën në raport me shtetin serb nuk i quaj unë përkrahje të kësaj a asaj qeverie në Kosovë. Përkundrazi! Nga qëndrimet e faktorit të tillë në raport me Serbinë del qartë dhe kjo do të shihet shpejt me paraqitjen e Asociacionit si bazë për ta ndërtuar. Me këtë de fakto humb Republika dhe nuk ka më funksionalitet shteti i Kosovës. Kjo krijohet si shtet dhe përsëri nuk kemi njohje reciproke. Në kuadër të brendshme është gjë normale presioni që bëhet ndaj Qeverisë Kurti. Natyrisht se të vjen rëndë kur sheh deputetët e PDK-së dhe të LDK-së duke kritikuar dhe akuzuar çështjen e mos krijimit të një platforme për dialog.
Prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar, avokat mbrojtës të krimit të organizuar!Lexoni edhe:
Asnjëherë nuk ka pasur as z. Thaçi dha as z. Mustafa ndonjë platformë. Ata e patën krijuar edhe Asociacionin. Dhe kurrë këto dy parti nuk i kundërshtuan këta në asnjë vend. Në Kuvend krijuan gjendje të rëndë. Patëm edhe kundërshtime të ashpra. U bënë protesta dhe u krijuan edhe konflikte dhe megjithatë PDK dhe LDK mbetën pas tandemit Thaçi-Mustafa. Kjo të vjen për të vjellur kur e analizon të kaluarën dhe shikon aktualitetin. Edhe tash nuk kemi qartësi nga Qeveria Kurti. Deklarata se nuk ka Asociacion një nacional e Kurtit është shumë e rrezikshme. Me këtë del se do të ketë Asociacion, por multinacional, duke futur edhe komuna tjera jo serbe në Asociacion. Pavarësisht se si krijohet ky Asociacion, shkatërrohet Republika në funksion të shtetit dy shkallës. Ashtu zhduket shteti unitar dhe formohet një shtet jo funksional. Në fakt më mirë është atëherë të shkohet nga tërheqja e vijës së re kufitare me shtetin serb. Me këtë mendoj që Kosovës ti bashkohen Ĺugina e Preshevës dhe Serbisë ti epet Leposaviqi dhe fshatrat serbe në Veri. Kosovës i duhet Ujmani,Mitrovica si qytet unik dhe Trepça. Vendet tjera të Veriut të banuara me serb lirisht mund të ndërrohen me Luginën e Preshevës.
E di se ka kundërshtar. Por në raport me atë çka po i përgatitet Kosovës dhe si do të ndërtohet Asociacioni është zgjidhje më adekuate. Asociacioni multinacional dhe mos njohja e shtetit nuk është zgjidhje. Kosova i ka temat që janë të domosdoshme për të u shqyrtuar që të kemi paqe në këtë pjesë. Serbia nuk ka të drejtë të kërkoj asgjë. Ky shtet duhet të dënohet për dhunë e terror, për gjenocid të bërë në Kosovë. Nuk duhet kurrsesi të kalon pa dënim. E këtë e ka në dorë Kosova!?
Kosova dhe Shqipëria po rrezikohen të braktisen me largim masiv të popullatësLexoni edhe:
Republika e jonë nuk ka çka të humb në raport me shtetin serb. Atë duhet qartësuar në Bruksel dhe kudo. Pra, dialog po, por jo në kërkesat serbe. Dialog për paq dhe të ardhme, e kjo bëhet me çështjet që vendi i ynë i ka theksuar disa herë. Natyrisht se këtu prinë njohja reciproke. Pastaj, mendoj këtu në dëmshpërblim, në kompensim të demit dhe në përgjegjësi penale të shtetit serb, kuptohet për gjenocidin e bërë ndaj shqiptarëve në Kosovë. Evropa dhe SHBA duhet të japin mësim dhe mos të lejoj një shtet si Serbia pa dënim për dhunën e terrorin, për gjenocidin që ka bërë ndaj shqiptarëve në Kosovë. Këtu nuk ka dhe nuk do të duhet të ketë lëshime.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".