Banorët e Karaqevës po e braktisin fshatin , pushteti jua mbylli shkollat, ata po i mbyllin shtëpitë në ikje drejtë qendrave urbane
Selver Lenjani
Shkruan:Selver Lenjani
Të nderuar bartës të institucioneve të rëndësishme të vendit. Për Kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca, Presidenten Vjosa Osmani, Kryeministrin Albin Kurti, Ministren e MASHT Arbrije Nagavci, po jua komunikoj informacionin e shkurtë dhe të qartë i cili ka të bëj me zhvendosjen e banorëve të fshatit Karaçevë e Poshtme për shkak të mbylljes së objekteve shkollore tashmë e kemi realitet. Familjet po i mbyllin shtëpitë dhe po ikin drejt qendrave urbane.
Me largimin e banorëve dhe nxënësve fshati po merr heshtjen vrastare e cila po i venit shpresat se Karaçeva e Poshtme do të mbetet vetëm emër në hartë dhe vend i banuar me egërsira. Derisa në mjedise urbane familjarët zgjedhin shkollën dhe mësuesit fëmijët e Karaqevës së Poshtme po ngelin analfabet ose të çvendosen në mjedise të ndryshme urbane.
Të nderuar udhëheqës të institucioneve të rëndësishme është koha e fundit të merrni masa për parandalim të dukurisë së zhvendosjes së banorëve nga pronat dhe shtëpitë e tyre. Ndërsa nëse duam të ruajmë pjesët e Atdheut kjo arrihet vetëm me banorë në trojet e tyre. Keni barrë të përgjegjësisë karshi nxënësve dhe banorëve të Karaqevës së Poshtme që ata mos të mbeten rrugëve dhe podrumeve në zona urbane të vendit apo analfabet e të pa shpresë në fshatin e tyre.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".