Gjykatat e Kosovës janë çerdhe të skandaleve kriminale!

Gjykatat e Kosovës janë çerdhe të skandaleve kriminale!
Gjykatat e Kosovës janë çerdhe të skandaleve kriminale!

Dardan Grapci

  • 01 November 2021 - 07:45

Shkruan:ANALISTI - Dardan Grapci

Në Gjykatën e Pejës nuk është hera e parë që njerëzit po dënohen “gabimisht” ose nuk i dënojnë ata që duhet të dënohen. Do ta them një fakt, një rast që ka ndodhur para 3 viteve, kur një fëmijë i komunitetit Rom, i moshës 15 vjeçare është dënuar nga Gjykata e Pejës me 7 vite burgim vetëm pse e ka marr nga mali një karrocë të vogël dorë me dru.
 

Duke u bazuar në shumë vendime skandaloze që shqiptohen në për gjykatat e Kosovës, sikur ishte ky i fundit në gjykatën e Pejës. Çështja e aplikimit masave disiplinore në formën më të ashpër të zbatimit të tyre deri në përjashtim është tepër e domosdoshme. Prandaj, me këtë dhe rastet tjera vijmë pa asnjë gabim deri te konstatimi se drejtësia nëpër Gjykatat e Kosovës nuk është duke u ndarë dhe duke zbatuar siç duhet, por po bëhen anime dhe seleksionime të individëve, qoftë me seleksionime korruptive duke e paguar drejtësinë me para, qoftë me lidhje politike, familjare e të përkatësive të ndryshme në grupe të interesit.

Për rastin e fundit që ka ndodhur në Pejë sidomos nga Gjyqtarja Florije Zatriqi e cila ka bërë gabimin skandaloz duke e dënuar dhunuesin me vetëm 8 muaj burg, mendoj që Gjykata Supreme duhet ta rihap këtë çështje dhe ta dënoje dhunuesin deri në 20 vite burg , si dhe të kërkohet kompensim financiar nga familja e dhunuesit që tja jap të miturës, duke e ditur që ka kaluar nëpër shume trajtime psikologjike edhe mjek, kostoja e të cilave mundë të ketë qenë e madhe dhe rënduese për familjen e saj.

Sa i takon aftësisë profesionale të gjyqtarëve, mendoj që duhet të bëhet një rishikim i plot dhe verifikim, ku për çdo gjyqtari duhet të vlerësohet e kaluar e tij, për ta shikuar se si janë kualifikuar që të bëhen gjyqtar, duke e ditur që shumë janë punësuar në baza partiake, sepse ka dyshime që janë punësuar gjyqtar më diploma malco, ose kanë qenë aq të dobët gjatë shkollimit të tyre dhe përgatitjes për pozitën e gjyqtarit, për çka merita e punësimit të tyre në gjykata i takon ndonjë të i afërmi me intervenua, pa pasur pare thirrje meritore eksperiencë nga fusha juridikë. Qytetarët e Kosovës duhet të qohen edhe në protesta për këso lloje skandalesh, e jo për gjëra të kota e pa nevojë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".