Lexoni edhe:
Urgjentisht duhet vepruar për ta pastruar drejtësinë e inkriminuar
Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi
Duket se në Kryesi të Kuvendit nuk dinë se çka është vota. Kjo është ana normative. Por turpi është në aspektin e marrjes së votave nga deputetët, që ka karakter të besimit ndaj votuesve dhe të karakterit moral të deputetit. Nuk mund të kuptohet se pse votuesi i votojnë deputetët e njohur për punë jo serioze në Kuvend dhe për shkelje. Natyrisht se çështja është edhe te partia që i lejon të njëjtit të konkurrojnë. Këtu lypset ndoshta intervenim normativ për partitë dhe në Rregulloren e Kuvendit të sanksionohen më ashpër shkeljet e normave të punës së Kuvendit. Edhe në luftë me qenë vendi, Kuvendi aq sa mundet, duhet të funksionoi. Është obligim ligjor.
Mos funksionimi i Kuvendit buron kryesisht nga Kryesia dhe përgjegjësia e deputetëve dhe e partive politike. Këto përgjegjësi shkojnë bashkërisht. Ka mundësi, kuptohet me normat juridike në fuqi, që deputetët për disa çështje, deri në 6 muaj, për mospjesëmarrje mos të largohen nga pozita e vetë. Mirëpo, nëse vazhdon me mos funksionim të Kryesisë për përcaktimin e seancave, sikundër edhe me mungesë kuorumi të organeve të Kuvendit, për organizimin e seancave të Kuvendit, në aspektin juridik, ka mundësi që Kuvendi për bllokim të shpërbëhet dhe të shkohet në zgjedhje të reja. Nuk mund të funksionoj Qeveria pa Kuvend.
Urgjentisht duhet vepruar për ta pastruar drejtësinë e inkriminuarLexoni edhe:
Kuvendi ka pushtet legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Në normat kushtetuese ka mungesa të mëdha juridike. Shumë çështje nuk janë mirë të sanksionuara. Këtu vijnë në punë interpretimet e ndryshme të normave kushtetuese në fuqi. Për këtë është Gjykata Kushtetuese e Republikës. Mos mbajtja e seancave ka sanksione financiare të përcaktuara me Rregulloren e punës së Kuvendit. Kjo është një mënyrë e imponimit të deputetëve dhe të anëtarëve të Kryesisë të marrin pjesë në mbledhje.
Forma tjetër është nxjerrja e vendimeve sanksionuese ndaj çdo deputeti nga ana e Kryesisë dhe vetë Kuvendit në seanca plenare. Dhe nëse tërë këto masa juridike nuk ecin, vije në pytje ekzistenca e organeve të zgjedhura. Pa Kuvend nuk ka pushtet funksional. Mos arritja e e nxjerrjes së vendimeve në Kryesi është rrjedhojë e mos dijes së udhëheqësit të Kuvendit për funksionim. Kjo për faktin se pjesëmarrja në takime, pa përcaktuar seancat dhe rendin ekzistues të seancave, tregon paaftësinë e udhëheqjes së Kuvendit. Duket se në Kryesi të Kuvendit nuk dinë se çka është vota. Kjo është ana normative. Por turpi është në aspektin e marrjes së votave nga deputetët, që ka karakter të besimit ndaj votuesve dhe të karakterit moral të deputetit. Nuk mund të kuptohet se pse votuesi i votojnë deputetët e njohur për punë jo serioze në Kuvend dhe për shkelje. Natyrisht se çështja është edhe te partia që i lejon të njëjtit të konkurrojnë. Këtu lypset ndoshta intervenim normativ për partitë dhe në Rregulloren e Kuvendit të sanksionohen më ashpër shkeljet e normave të punës së Kuvendit. Edhe në luftë me qenë vendi, Kuvendi aq sa mundet, duhet të funksionoi. Është obligim ligjor.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".