Deri sa institucionet tona politike i bëjnë qef vetës, Serbinë po e favorizojnë ndërkombëtarët?!
Ragip Guraziu
Shkruan:Ragip Guraziu
Serbia e çetnikut Vuçiq as ndërmend nuk e ka me i kërkua falje Kosovës, por ai ditë e përditë e ndezë nacionalizmin serb kundër Kosovës si ne kohën e Millosheviqit, e kërcënon Kosovën me luftë, i sjellë tanket, avionët dhe helikopterët në kufij me Kosovën haptas duke e kërcnu me luftë kur Qeveria e Kosovës tentoj të shtrij sovranitetin në veri për zbatimin e marrëveshjes së targave të automjeteve.
Pse, dhe pse institucionet tona mirren me Kryeministrin shqiptarë, Edi Rama
Kryeministri, Edi Rama ,po shifet se e ka zgjedhur një rrugë të gabuar,dhe po shkonë,apo vepron,që të parët tanië,apo të moqmit,në këtë derëgje të Kryeministrit Shqiptarë, Edi Ramës, thonën; Më kokë boshe,qoftë politikanë,struktura shtetërore,po edhe njeri i rëndomt,humbë së pari veten,familjen e tij, dhe shtetin e tij,duke përqafuar të keqen kundër kombit të vetë.
Është ka më merrë mendja se me këtë dashuri,kokë më kokë me Vuçiqin, çfarë janë ndërmjet vete kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti i Serbisë Vuçiq, po pusin të tjerët?!
Po siç po shifet,mos vallë po martohen në mes vete,edhe këtë e bëjnë këta,mos quditeni,se e bëjnë!?
Vjosa Osmani, Aleksandar Vuçi nuk ka interes për marrëveshje finale me Kosovën
Po mirë,për këtë jemi në dijeni me shekuj e vite,por,po përseriten mendimet dhe deklaratat të presidentave e presidenteve,të mëparshëm,pak sa bajatë.
Vuçiq pret përgjigje nga BE lidhur me deklaratën e presidentes Vjosa Osmani, se për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe nuk mund të ketë ndryshime kushtetuese.
Çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe po përplas sërish Kosovën dhe Serbinë me pasojë të mundshme ngecjen edhe më tej të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Ishte deklarata e fundit e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ajo që nxiti reagimin e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq. Për një televizion lokal kanal10, Vjosa Osmani tha se "nuk është interes i yni që të krijojmë diçka kundër kushtetutës apo ndonjë prelud tjetër të shtetit serb. Një asociacion i tillë mund të ketë maksimumi kompetenca të një OJQ-je." Sipas saj, Serbia vazhdimisht po rrezikon stabilitetin rajonal.
Po de, 2013-2015 ,çka na mobilizojnë,nënshkrimet e asociacionit, Thaçi- Isa Mustafa
Për presidenten e Kosovës Serbia me Rusinë "rrezikojnë jo vetëm stabilitetin regjional por edhe stabilitetin në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi e shumë shtete të tjera, është e natyrshme që BE-ja të reagojë për shkak se ke armatim rus në kufi me Kosovën dhe Serbinë dhe për të gjitha këto BE-ja nuk reagoi asnjëherë.” Ajo ka shprehur mosbesim ndaj qëndrimit serb. "Serbia nuk ka asnjë interesim që të nënshkruajë marrëveshje finale më Kosovën”.
"Sa i përket BE-së ishin gjithmonë më insistues që ta zbatonim ‘Asociacionin e Komunave'", ndërsa sa i përket kohës gjatë të cilës unë jam duke qeverisur, SHBA-të nuk kanë paraqitur ndonjë kërkesë të veçantë. Kemi raporte të ndërsjella me SHBA-të, ku vetëm faktet ngadhënjejnë dhe ne në të ardhmen do ta sqarojmë se një asociacion me kompetenca të tilla është monoetnik që është në kundërshtim edhe me interesin amerikan në Evropë”, ka thënë presidentja Osmani.
Pyetje Osmanit dhe Kurtit,po hajde edhe Glaukit;
Ku i keni Ambasadoret e Kosovës,dhe pse ndodhi koj
Vuçiq pret reagim nga BE pas deklaratave të Osmanit
Pas deklaratave të Osmanit ka reaguar presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili tha se ai pret përgjigje dhe reagim nga BE-ja lidhur me deklaratën e Osmanit, sipas së cilës "Kushtetuta e Kosovës nuk do të ndryshohet për shkak të krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë”.
Edhe drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq reagoi pas deklaratave të presidentes Vjosa Osmani: Përmes një komunikate për medie, ai tha se "Vjosa Osmani, po përpiqet të provokojë një krizë të re me retorikë nxitëse”. "Formimi i Asociacionit të Komunave Serbe me pushtet ekzekutiv nuk është vetëm obligim sipas Marrëveshjes së Brukselit, por edhe i Prishtinës, prandaj është e qartë se duke mos respektuar marrëveshjet e Brukselit dhe institucionet e veta, Vjosa Osmani në fakt e vë urrejtjen ndaj Serbisë para çdo motivi tjetër dhe se nuk është e interesuar të kërkojë të zhdukurit, duke normalizuar marrëdhëniet dhe ndërtuar besimin e ndërsjellë përmes dialogut”, tha Petkoviq.
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun ka kërcënuar, se "nëse Asociacioni i Komunave Serbe nuk formohet, Lista Serbe do të tërhiqet nga institucionet e përkohshme vetëqeverisëse në Prishtinë”. Lista Srpska ka 10 deputetë në kuvendin e Kosovës dhe është pjesë e qeverisë së kryeministrit Albin Kurti.
Vetë kryeministri Kurti në një konferencë për medie pas miratimit të buxhetit, tha se një takim i radhës ndërmjet tij me presidentin e Serbisë Vuçiq, varet nga lehtësuesit e dialogut, përkatësisht BE-ja. "Takimi do të mund të ndodhte diku në gjysmën e dytë të nëntorit sa i përket përfaqësuesve të dy shteteve tona, ndërkaq sa i përket udhëheqësve të shteteve nuk ka ndonjë datë për këtë gjë, por kjo varet në masë të madhe prej lehtësuesit gjegjësisht prej Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe Emisarit të tij MiroslavLajçak: Pa Asociacionin e Komunave Serbe nuk ka marrëveshje Kosovë-Serbiçak”, tha Kurti.
Në vitin 2013 Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësimin e BE-së, patën arritur dhe nënshkruar marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Dy vjet më vonë të dyja vendet arritën edhe një marrëveshje shtesë për themelimin e Asociacionit, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi, se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, por, gjykata tha se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.
Çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe debatohet prej kohësh në Kosovë. Demush Shasha, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Politikat Evropiane, EPIK, ka thënë për DW në një intervistë të fundit, se marrëveshjet ndërkombëtare për Kosovën gjithnjë duhet të kenë konsensus politik brenda Kosovës. "Mësimi nga marrëveshja e 2013-s për asociacionin është mësim se si duhet të sillet Kosova në ushtrimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar. Në 2013-n barrën për ngritjen e asociacionit nuk e ka marrë Qeveria X apo Qeveria Y, por e ka marrë Republika e Kosovës si subjekt juridik në skenën ndërkombëtare."
Ngritja e Asociacionit do mbetet si temë ende në tavolinë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, thotë Shasha. Ai beson, se "kjo çështje nuk do jetë marrëveshje e izoluar, por pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve, ku Asociacioni do jetë vetëm njëri element i marrëveshjes”.
-Kosova urgjentisht duhet paditur në Hagë presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, sepse pas Millosheviqit, edhe ai konsiderohet ndër përgjegjësit kryesor sepse mori pjesë aktivisht në organizimin e vullnetarëve, formacionet paramilitare, së bashku me Vojislav Shesheli, i dënuar si krimineli i luftës në Hagë më 12 burg, ku shkaktoi luftë dhe fatkeqësi duke filluar nga lartë në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë. Kjo heshtje që i ka kapluar krerët e shtetit të Kosovës për vite të tëra, është bërë e pa pranueshme, por edhe e ulët dhe e turpshme sepse nuk ka madje asnjë iniciativë për padi për krime në instancat ndërkombëtare, derisa në Serbi këto ditë me të madhe kanë shpërthyer denoncimet e hapura ndaj kreut të shtetit serb për krime në territorin e ish Jugosllavisë e me theks të posaçëm edhe për krimet e kryera në Kosovë.
-Një denoncim për krimet e kryera nga Regjimi serb në Gjykatës Speciale në Hagë, dhe gjithandej në kanalet diplomatike në botë, e ka shpërndarë kundër Presidentit serb, në fundjavën që mbeti pas, kreu i Partisë Republikane në Serbi Nikola Sandulovic, denoncim i cili e bënë bashkëpërgjegjës ndër kryesorët pas Millosheviqit edhe Aleksandër Vuçiqin për krimet e kryera, ku flet edhe për masakrën në Prekaz, në familjen e jasharajve. Është një logjikë e pa kuptueshme e heshtjes për më shumë se dy dekada, e sidomos në këto vitet pas pavarësisë, që ka mbuluar spektrin politik të Kosovës dhe institucionet e larta të shtetit, së bashku me sistemin e drejtësisë, që nuk bënë asnjë hap të vetëm për ra paditur shtetin serb për krimet në Kosovë.
Këtë heshtje të lidershipit kosovar, sikur po e thyejnë figura të arsyeshme të politikes dhe jetës publike e akademike në serbi, që së fundi janë shumë të zëshëm për krimet e kryera nga ish regjimi i Millosheviqit në këto hapësira të ish Jugosllavisë, e këtu përfshihet edhe Kosova. Aleksandër Vuçiq është dhe konsiderohet përgjegjës, aq më tepër që është në krye të shtetit dhe po e vazhdon politikën e njëjtë të Millosheviqit, vetëm se pak sa më të modifikuar.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".